Elop hedh në tokë iPhone-in e drejtuesit të një emisioni televiziv

Mar 24 2013
0 Shpërndarje
Elop hedh në tokë iPhone-in e drejtuesit të një emisioni televiziv

Stephen ElopStephen Elop-in e kemi parë në Mobile World Congress në të cilin Nokia i lajmëroi pajisjet interesante Lumia 520 dhe 720 dhe atëherë u duk se Elop ishte plotësisht argëtues.

Promocion i mirë, shfaqje interesante, folës karizmatik… dhe pastaj e pamë këtë video!

Stephen Elop në një emision në televizionin finlandez mori pjesë si drejtor ekzekutiv i Nokia-s – krenarisë kombëtare të Finlandës dhe gjatë bisedës nuk deshi të zbulojë detaje rreth Nokia Lumia 928 për të cilën u pyet.

Pas kësaj udhëheqësi i emisionit nxori nga xhepi iPhone-in e tij dhe i tha Elop-it se në të vërtetë nuk e dëshiron këtë pajisje, por se dëshiron një Nokia, ndoshta duke sugjeruar kështu që Nokia do të duhej të ndërtojë pajisje më të mira.

Elop i’a rrëmbeu iPhone-in nga duart dhe e hodhi në tokë. Për këtë gjë udhëheqësit të emisionit Elop i premtoi se do të merrte një Nokia.

Për më shumë shikoni videon më poshtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>