Lajmet

Elop: Windows Phone mund të bëhet sistemi më i madh operativ

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
Elop: Windows Phone mund të bëhet sistemi më i madh operativ

Stephen ElopDrejtori ekzekutiv i Nokia-s Stephen Elop në një intervistë për Bloomberg komentoi mbi gjendjen në tregun e pajisjeve smartfonë dhe tha se zgjedhja e Nokia-s është sistemi operativ Windows Phone.

Edhe përkundër asaj se Windows Phone pas dy viteve dhe me gjithë mundin nga Microsoft-i mezi arriti të marrë tre përqind të tregut dhe përderisa po lufton me BlackBerry-n për vendin e tretë, Elop ende mendon se ky sistem operativ “mund të bëhet më i madhi në botë”, duke shtuar se Nokia dhe Microsoft kanë shumë punë për të bërë për arritjen e këtij qëllimi.

Elop përsëriti se modeli Lumia 920 prezanton sukses për kompaninë Nokia dhe shtoi se kërkesa për të në shumë tregje ishte më e madhe sesa sasia e dërguar, shkak ky që ka bërë kompaninë Nokia të punojë në rritjen e prodhimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>