Lajmet

Email pro – aksesim i mesazheve në gmail nga desktopi

Feb 17 2013
0 Shpërndarje
Email pro – aksesim i mesazheve në gmail nga desktopi

emailproKy aplikacion i thjeshtë siguron një mënyrë të përshtatshme për leximin e mesazheve në Gmail direkt nga desktopi.

Email Pro në thelb shërben si shfletues i një faqeje specifike. Ndërfaqja e këtij aplikacioni është e ngjashme me versionin e faqes web të Gmail të përshtatur për celular megjithatë ofrohet dhe opsioni për përdorimin e ndërfaqes së Gmail për desktop. Pavarësisht se ky program ndërmjetës me web-in mund të bëjë që leximi i postës të jetë i ngadaltë ka edhe disa avantazhe.

Duke qene se ju po i referoheni Gmail drejtpërdrejt dhe nuk po importoni postën në një aplikacion nuk është e nevojshme që të krijoni një fjalëkalim specifik për aplikacionin edhe në rast se keni aktivizuar opsionet e sigurisë së lartë në Gmail. Mund të aksesoni dhe mund të filloni të punoni me postën tuaj pa qene e nevojshme që të prisni për një klient POP apo IMAP që të shkarkojë qindra apo mijëra mesazhe.

Email Pro mund të përdoret me dritaren e vet standarte si një mënyrë e përshtatshme dhe aksesueshme nëpërmjet klikimit të menusë së pasur ose mund të përdoret si aplikacion që zëvendëson sfondin e desktopit dhe qëndron mbrapa dritareve të tjera të hapura. Opsioni i dytë preferohet më tepër nga ata që nuk mund të ndahen për asnjë moment nga posta e tyre elektronike. Gjithashtu mund të themi se është një opsion shtesë që e diferencon Email Pro nga rivalët e tjerë në treg.emailpro1

Email Pro vlerësohet akoma edhe më tepër për ndërfaqen miqësore dhe me ngjyra që ofron. Në rast se ikonat që ndodhen në pjesën e poshtme majtas mund të mos jenë menjëherë të kuptueshme, programi përfshin tage ndihmëse shpjeguese, të cilat shfaqen kur vendosni kursorin mbi elementet e ndërfaqes për një orientim më të shpejtë. Kërkimi funksionon shkëlqyer si në desktop ashtu edhe në dritaren popup.

Duke përdorur këto ikona, ju mund të navigoni në faqet e ndryshme standarte te postës tuaj, duke përfshirë draftet, postën e rëndësishme dhe postën e dërguar. Butonat e tjerë hapin dritaren e thjeshtë dhe të mirë-hartuar të preferencave, që ofron stile të ndryshme të iOS dhe opsionin e krijimit të një dritareje të re në rast se dëshironi paraqitje të shumëfishtë të kutisë tuaj postare. Një opsion tjetër i dritares së preferencave në Email Pro ju lejon të fshihni automatikisht shiritin anësor majtas kur nuk është në përdorim.

Në sajë të ndërfaqes të qëndrueshme të Email Pro dhe cilësisë së dobishme të paraqitjes në desktop, ia vlen ti hidhni një sy në qoftë se jeni një përdorues i Gmail. (PCWorld Albanian)

Tags >

email
Lajmet e fundit>