Biznes

eMarketer: YouTube fiton nga reklamat 5.6 miliard $

Dec 15 2013
0 Shpërndarje
eMarketer: YouTube fiton nga reklamat 5.6 miliard $

youtubeTë ardhurat nga reklamat në YouTube, e cila është në pronësi të kompanisë Google, në vitin 2013 do të arrijnë vlerën prej 5.6 miliard dollarë, nga të cilat ky portal për shpërndarjen e videove do të mbajë për vete 1.96 miliard, ndërsa të tjerat do t’ua shpërndajë partnerëve, është bërë e ditur në një hulumtim të cilin e ka kryer eMarketer.

Në këtë mënyrë, të hyrat e video portalit në vitin përkatës do të jenë madje 65% më shumë krahasuar me vitin 2012, dhe do të kalojnë të ardhurat e Twitter, Amazon apo LinkedIn.

Në këtë hulumtim gjithashtu theksohet se të ardhurat nga reklamat në këtë vit do të arrijnë 5.1% të të gjitha të ardhurat e Google-s nga reklamat, derisa në vitin 2012 kjo përqindje ishte 3.6%.

Pjesën më të madhe të të ardhurave, YouTube e realizon në tregun e SHBA, 1.08 miliard dollarë, prej të cilave 850 milion dollarë nga reklamat në video formate, kështu që tani në tregun amerikan YouTube merr pjesë me 20.5%.

Në vitin 2013 dhe në të ardhmen YouTube llogaritë në më shumë se një miliardë vizitorë mujorë, të cilët video-përmbajtjet i shikojnë më gjatë se gjashtë miliardë orë, gjatë një muaji, që është 50% më shumë se në vitin 2012. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>