Lajmet

EMC në Ambiente Virtuale

Dec 17 2009
0 Shpërndarje
EMC në Ambiente Virtuale

Login Systems është një kompani me bazë në Maqedoni, që ofron produkte dhe shërbime nga ICT, ndërsa EMC në anën tjetër që vepron në Kosovë prej 2 vitesh, është lider botëror i zhvillimit dhe ofrues i infrastrukturës teknologjike dhe zgjidhjeve që iu mundësojnë organizatave të të gjitha madhësive të transformojnë mënyrën sesi konkurrojnë dhe të krijojnë vlera nga informatat e tyre.

Gjatë prezantimit të sotëm, Tatjana Boshevska Drejtoresh Menaxhuese e Login Systems, Goce Jankulovski Menaxher i Distriktit të Adriatikut për EMC dhe Luka Topic Menaxher i Llogarive të Kanalit të Partnerëve të Adriatikut , u janë drejtuar të pranishmëve që ishin prej kompanive të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare dhe kanë njoftuar rreth shërbimeve dhe zgjidhjeve që ofrojnë Login Systems dhe EMC.

Sasho Tasevski, Menaxher Teknik i Llogarive pranë EMC për Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri në përkrahje të Luka Topic, Menaxher i Distriktit të Adriatikut për EMC, kanë shtjelluar disa pika interesante rreth strategjive të EMC-së për ruajtje të të dhënave për data qendra virtuale të ditëve të sotme. Sipas, Luka Topic, EMC u tregon konsumatorëve rrugën që duhet ndjekur drejt virtualizimit, ku ky i fundit “arrin të bëjë më shumë me më”, u shpreh z. Topic. “Tek Data Qendrat virtuale konsumatori le të ndihet i sigurt se do të ketë efikasitet, efektivitet, reduktime të kostove, e shumë  përparësi të tjera” u shpreh në anën tjetër Sasho Tasevski. “Në momentin që bëhet virtual, atëherë ju do të jeni 85% kompatibil me data qendrat e shpërndara anembanë botës“ u tha më tej. E duke pasur parasysh këtë, edhe në Kosovë kemi praninë e virtualizimit, që është një temë mjaft interesante në këtë treg.

“EMC përkrah Flash Drives, që janë produkte shumë efikase, të ngjashme me USB por nuk kanë pjesë mekanike sikurse disku i zakonshëm. Në rast se kompania kërkon që të kalojë nga Fiber Drives (megjithëse është shumë efektiv, ka kosto të lartë ), në Flash Drives, kjo gjë është shumë e lehtë përmes EMC” tha z. Tasevski.

Gjatë temës u prezantuan edhe disa prej produkteve që ofron EMC si dhe mënyrat sesi janë implementuar ato për klientë të ndryshëm.

Glauk Hoxha, shef ekzekutiv i Virtuo, tërhoqi vëmendjen e audiencës përmes prezantimit të VMware vSphere 4.0, e cila është njëra prej platformave më të mira për ndërtimin e infrastrukturës së një kompanie. VMware vSphere 4.0 është njëherësh edhe sistemi i parë operativ i industrisë që bazohet në cloud computing, që mundëson transformimin e data qendrave në një infrastrukturë shumë të më thjeshtë cloud dhe mundëson shfrytëzimin e shërbimeve IT të gjeneratës së ardhshme, që janë shumë më fleksibile dhe të besueshme.

Sipas Glauk Hoxhës, versioni i ri 4.0 i vSphare ofron efikasitet, kontroll dhe zgjidhje. Ajo ofron shërbime të aplikacioneve dhe të infrastrukturës. “Tani me versionin e ri ju do të keni mundësi të përdorni deri në 8 CPU dhe 255 RAM fizik, për makinën tuaj virtuale” u shpreh z. Hoxha. Në anën tjetër ai deklaroi se tani licencimi është thjeshtuar dhe se konsumatorit i është shkurtuar kjo rrugë në tre hapa, por licenca që ofrohet nuk vlen më për 2 CPU sikurse në versionin e mëparshëm, por tani duhet të blini licencë për secilin CPU që dëshironi të shtoni në makinën tuaj virtuale.

Petar Taleski, ishte i para publikut edhe njëherë ku tregoi më afër rreth portofolit të produkteve të EMC-së, për zgjidhjet që ofron EMC për kompani të mesme dhe të mëdha. Në fund, Elena Mukanova, nga Login Systems shpjegoi rreth zgjidhjeve të menaxhimit të të dhënave përmes EMC-së. “Vlerësoni informacionin tuaj. Vendosni një infrastrukturë informacioni me siguri të nivelit të lartë, shkallëzim dhe besueshmëri” u shpreh ajo.

Lajmet e fundit>