Lajmet

Emojli, aplikacioni për shkëmbim mesazhesh që nuk përdor shkronjat, por ikonat

Aug 31 2014
0 Shpërndarje
Emojli, aplikacioni për shkëmbim mesazhesh që nuk përdor shkronjat, por ikonat

EmojliEmojli është një aplikacion i ri bashkëbisedimi, por e veçanta e tij është që nuk përdor tekste por vetëm figurat dhe ikonat e emocioneve.

Nëpërmjet aplikacioni ju nuk i shprehni mendimet tuaja me fjalë, por vetëm me ikona, kjo është cilësia kryesore që e bën të veçantë këtë aplikacion. Emojli u hodh në dyqanin online të App Store ditën e premte.

Në këtë aplikacion çdo gjë funksionon nëpërmjet ikonave, duke përfshijë këtu edhe emrat e kontakteve dhe përdoruesve. Krijuesit e Emojli janë Matt Gray dhe Tom Scott, komedian të shfaqjes televizive The Technical Difficulties. Të dy kanë deklaruar që aplikacioni fillimisht duket qesharak në videot promocionale.

Nëse ju do të shtoni dikë në listën tuaj të miqve, do ju duhet që të kontrolloni nëpër faqet e saj, ikonat ekzakte të emrit të mikut tuaj. Ata nuk do të kenë idenë se kush jeni ju kur i dërgoni mesazh, vetëm nëse ju i lajmëroni më parë ata në ndonjë rrjet tjetër social.

Ikonat e aplikacionit, ndryshojnë në platforma të tjera. Në qoftë se emri juaj do të dukej si një pemë në Emojli, në platformën Twitter do të transformohen në 3 derra ngjyrë rozë. Aplikacioni është “qesharak”, gjë e cila e bën komunikimin nëpërmjet ikonave diçka të veçantë. Interesi mbi Emojli nuk ka qenë i pakët, pasi mbi 70,000 njerëz rezervuan emrat e tyre para lançimit të tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>