Lajmet

Emrat e përdoruesve nuk do të jenë më pjesë e limitit prej 140 karakteresh në Twitter

Mar 30 2017
0 Shpërndarje
Twitter vendosi të mos përdorë këtë limit për emrat e përdoruesve, një ndryshim i cili është i disponueshëm për të gjithë që në këtë moment përmes aplikacioneve iOS, Android dhe Twitter.com. Emrat e përdoruesve nuk do të jenë më pjesë e limitit prej 140 karakteresh në Twitter

Limiti prej 140 karakteresh në Twitter është esencial për ekzistencën e rrjetit social, por kompania e ka mëse të qartë irritimin e përdoruesve të cilët duan të ndajnë një mendim por nuk u mjaftojnë karakteret.

Twitter vendosi të mos përdorë këtë limit për emrat e përdoruesve, një ndryshim i cili është i disponueshëm për të gjithë që në këtë moment përmes aplikacioneve iOS, Android dhe Twitter.com.

Cicërima do të duken ndryshe. Në vend që të përmbajnë emrat e përdoruesve, këto të fundit do të shfaqen mbi tekstin tuaj kur replikoni.

Ndryshimi do i bëjë cicërima më të lexueshme sidomos në biseda të gjata ku përfshihen disa njerëz. Twitter gjithashtu po ofron një funksion të ri “Replying to” në mënyrë që të përdoruesit të pëzgjedhin personat që duan të mbajnë në bisedë në vazhdimësi.

Ndërkohë përdoruesit ende janë në pritje të një butoni editimi. Twitter është shndërruar në një platformë esenciale të shpërndarjes së lajmeve dhe gjetjes së informacionit. Rrjeti social duhet të shtojë përpjekjet në përmirësimin e produktit nëse do të kënaqë përdoruesin. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>