Lajmet

Enkriptimi ne Gmail tashmë është me detyrim

Mar 21 2014
0 Shpërndarje
Enkriptimi ne Gmail tashmë është me detyrim

Gmail_Logo_610x441Tashmë përdoruesit në Gmail nuk kanë më mundësi zgjedhjeje; siguria është parësore dhe enkriptimi është me detyrim. Në vitin 2010 Google bëri protokollin e HTTPS si të paracaktuar për komunikimet në Gmail e deri dje Google e ka lënë në dorë të përdoruesve nëse duan apo jo ta përdorin enkriptimin e dyfishtë.

“Skuadra jonë ka punuar fort për të bërë të mundur zgjidhjen e çdo problemi të mundshëm që mund të ndikonin në uljen e performancës apo në ngadalësimin e shërbimit. Prandaj nuk ka më kuptim që të mos i lejojmë lidhjet HTTP të komunikimit. Shumica e përdoruesve tashmë përdorin lidhjet HTTPS prandaj ky kalim është hapi i fundit në këtë udhëtim”, deklaroi në njoftimin zyrtar zëdhënësi i Google për Gmail.

 Google gjithashtu thekson se mesazhet e Gmail janë të enkriptuara së brendshmi në serverat e Google. Ky enkriptim shoqërohet me zhvendosjen e e-mail-eve në servera dhe qendra të tjera të dhënash për mbrojtje më të madhe, politikë kjo e ndjekur që pas rrjedhjes së informacioneve të përgjimit nga Edward Snowden. Që nga ajo kohë, fjala kryesore e Google në lidhje me privatësinë në Gmail ka qenë që siguria vjen e para. (PCWorld Albanian)

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>