Ja se si

Enkriptoni disqet USB me shkarkime pa pagesë

Dec 14 2009
0 Shpërndarje
Enkriptoni disqet USB me shkarkime pa pagesë

Sigurisht që edhe ju keni të njëjtin problem. Zgjidhja: Përdorni TrueCript për të krijuar një fushë të kriptuar në diskun tuaj. Është njësoj si të blesh një USB të enkriptuar, ndërsa përpjekja e nevojshme për ta enkriptuar është minimale. Tani, të dhënat e mia mund të jenë të sigurta edhe nëse më humb diskun. Shkarkoni TrueCript nga find.pcworld.com/61859 dhe instalojeni në USB.

Zgjidhni Standard TrueCrypt volume dhe klikoni Next. Shkoni në fillim të dritares së USB-së dhe pastaj shkruani emrin e mbajtësit të skedarit. Ky mbajtës skedari mund të strehojë artikujt që janë enkriptuar. Klikoni Save. Tani klikoni Next. Lëreni enkriptimin AES të vazhdojë dhe zgjidhni Wirlpool (shikoni fotografinë). Klikoni Next dhe shkruani sa hapësirë dëshironi për artikujt tuaj të enkriptuar.

Klikoni Next, shkruani një fjalëkalim dhe pastaj sërish klikoni Next. Ndiqni lajmërimin e fundit dhe klikoni Format. Hapni TrueCript për të fiksuar fushën e enkriptuar. Zgjidhni Select File, pastaj zgjidhni fushën e skedarëve të enkriptuar dhe klikoni Open. Nënvizoni shkronjat e papërdorura, klikoni Mount dhe shkruani fjalëkalimin. Windows do ta fiksojë fushën e enkriptuar në ato shkronja. Sigurohuni që të klikoni Dismount in TrueCrypt para se ta nxirrni USB-në tuaj jashtë PC-së.

Lajmet e fundit>