Harduer

Envy, laptopi i kompanisë HP me sensor lëvizjesh për gishtërinjtë

May 30 2014
0 Shpërndarje
Envy, laptopi i kompanisë HP me sensor lëvizjesh për gishtërinjtë

HP-Laptop-348x196Dekadat e fundit jemi njohur me shumë teknologji të përdorura në pajisjet kompjuterike, të cilat njohin lëvizjet e trupit tuaj e më pas i aplikojnë ato. Kompania HP ka filluar tashmë përdorimin e kësaj teknologjie edhe për laptop-ët.

Sensorët e njohjes së lëvizjeve të gishtërinjve janë duke u ndërtuar posaçërisht për një përdorim të gjerë në laptop. Këto sensorë do t’ju bëjnë të ndjeheni si pjesë e filmave fantastiko-shkencorë, pasi ju do të jeni në gjendje të kryeni veprime në laptop thjesht duke lëvizur gishtat tuaj në ajër.

HP e ofron një laptop, në të cilin është aplikuar kjo teknologji, për vetëm 475 dollarë. Bëhet e ditur se emri i këtij laptopi të veçantë është HP Envy, me ekran 17 inç. HP Envy ka parametra shumë profesional duke nisur nga procesori Intel Core i7-4702MQ 2.2GHz quad-core, RAM 8Gg, kartë grafike Nvidia GeForce GT 750M GPU 4GB dhe me një memorie të përgjithshme prej 2 TB. Ky laptop është në gjendje të hapë të gjitha programet apo lojërat që janë të pranishme në treg në parametrat optimalë. (PCWorld Albanian)

Tags >

HPlaptop
Lajmet e fundit>