Siguri

Epoka biometrike po futet në skutat tona!

May 29 2012
0 Shpërndarje
Epoka biometrike po futet në skutat tona!

 

Nishani që e ke mbi vetullën e majtë apo shenjën në mjekër?! Deri tani, këto nuk ishin shenja simpatike që dikujt i kishin rënë në sy më herët.  Ndërsa sot,  këto dy shenja dalluese sigurisht iu mundësojnë të tjerëve që t’ju mbajnë mend më lehtë, posaçërisht Vëllai i Madh burokratik e më pas pjesës tjetër të familjes.

Facebook-u, Google, policia kufitare, Ministria e punëve të Brendshme janë mbledhur rreth idesë së përbashkët që të masin detajet se sa larg e ke hundën  nga këndi i djathtë i nofullës, vendosjen e venave, ngjyrat e bardhokut të syrit si dhe shumë detaje të ngjajshme, duke përfshirë gjithësesi edhe shenjat e gishtërinjve. Biometria hyn në jetën tonë përmes dyerve të mëdha dhe sado që na i lehtëson shumë punë ajo të fut frikën.  Baza e të dhënave ku do të ruhen të gjitha koordinatat e karakteristikave tuja siç janë nishani, zhvillimi apo rritja jote dhe të tjera karakteristika të veçanta fizike që ju posedoni, do të jenë dëshmia e vetme e identitetit tuaj. Nga kjo mund të paramendojmë cilat mund të jenë pasojat.

Identifikimi Biometrik po bëhet standard në printimin e pasaportave të reja.  Pajisjet e udhëtimit përveç letrës, tani përmbajnë edhe një çip në të cilin ruhet fotografia dixhitale e krijuar me standarde biometrike si dhe një kopje e shenjave të gishtërinjve. Gjërat janë bërë më të lehta.

Për shembull, nëse gjejmë një person në një gjendje gjysmë të dekompozuar pas tre muajsh në një ishull të shkretë, shumë lehtë do ta vërtetojmë identitetin e tij me anë të matjes së kockave të nofullës dhe ca detajeve tjera strategjike. Edhe në pikat e kontrollit në aeroporte të pajisura me skanera, nuk do të jetë më një “xhaxha” me uniformë që sheh fytyrën tënde të vrenjtur në foton e pasaportës, duke të dhënë komplimente se si je zbukuruar tani. Nuk ka për të ndodhur më, thjesht do kalosh në pikën e kontrollit pa asnjë ndalesë.

Si e shfrytëzojnë biometrinë Facebook-u dhe Google?
Facebook-u është duke përdorur një sasi më të vogël të teknologjisë biometrike. Aplikacioni për dallimin e fytyrës mund ta gjejë një person mes shumicës së fytyrave tjera ,pa marrë parasysh se në çfarë këndi është bërë fotografia.  Këtë, sigurisht nuk mund ta dallojë 100 %, por preçiziteti i mahnitshëm. Ndërsa Google, ndër të tjera,  fut në funksion biometrinë për analizimin më efikas të shpalljeve në uebfaqe, duke matur lëvizjen e syve nga të anketuarit, funksionimin e trurit si dhe gjestikulacionet apo shenjat e vëmendjes dhe leximit.  

Statistikat ju shërbejnë që të peshojnë efikasitetin e fushatës së marketingut, para se ta fillojnë atë fushatë. Por Google nuk ishte i pari. Yahoo shërbehet me teknikat biometrike për parfushatat e marketingut prej një kohe të gjatë.


Por problemi me biometrinë është i ngjashëm me atë çfarë ka ndodhur në të gjitha sferat tjera të jetës së njeriut gjatë kohës së dixhitalizimit. Arti dhe zbavitja u shndërruan në pronësi totale gjatë periudhës dixhitale. Duke pasur parasysh pasojat e vjedhjes së bazës së të dhënave biometrike si dhe vjedhjen e identiteteve njerëzore në shkallë massive, do tmerrohemi keqaz ku kundërshtarët e mbrojtjes së privatësisë së të dhënave personale do të ishin shumë të fortë në këtë aspekt.  Lidhja mes anës pozitive dhe asaj negative të biometrikës është pothuajse e barabartë, aq sa do ta lehtësojë identifikimin dhe ta bëj atë të pagabueshëm (për shkak të karakteristikave kryesore trupore) duke lehtësuar keqpërdorimin.

Problemi mund të thellohet, duke bërë pyetjen se kush ka të drejtë të dijë të gjitha nuancat e ngjyrave të syve të mi.  Shenjat e gishtërinjve janë të pranuara si një akt i civilizimit, por matja biometrike mund të dijë edhe gjatësinë e organit seksual me preçizitet nanometrik. A është kjo prekje në intimitet dhe ku është linja e hollë e domosdoshmërisë së sigurisë totale dhe të drejtës në privatësi Facebook-u dhe Google-i, bashkë me shërbimet e sigurimeve në tërë botën kanë tashmë mjaft të dhëna të thjeshta për personat dhe se këto të dhëna mund t’i mbledhin menjëherë, por ne nuk shohim fundin e e zgjerimit të kësaj mbledhjeje të të dhënave unike ku dallon personin e vetëm nga të gjithë të tjerët. Në rast të fatkeqësive të rënda do të jetë e nevojshme të dihet më tepër për karakteristikat biologjike që personi të jetë i identifikuar.

Biometria është e ardhmja, sado e dhimbshme të jetë dhe e pakëndshme për t’u kuptuar nga ne, banorët e shekullit XXI rreth individualitetit dhe privatësisë sonë. E lehtë është për Facebook-un, ku bazohet në një shokunë tonë të  krisur dhe të etur njëkohësisht që në mënyrë automatike të bëhet shok i dhjetë me shokun e njëmbëdhjetë tonin, pa e detyruar askush.  Në këtë rast, shërbimet e drejtësisë do bëjnë punën e tyre. Por kur është në pyetje siguria shtetërore dhe interesi i madh i marketingut, nuk do të kalojë shumë kohë kur do të bëhemi pronarë të modeleve 3D me fizionomi të përkryer, të matur dhe të depozituar. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>