Harduer

Epson nxjerr në treg printerin me përmasa më të vogla per A4

Sep 8 2014
0 Shpërndarje
Epson nxjerr në treg printerin me përmasa më të vogla per A4

EpsonPrinterKrijuesi japonez i printerëve, Epson, ka lançuar atë që mendohet të jetë printer më i vogël A4,që njihet si Workforce WF-100W. Ky printer synon të përdoret nga punonjësit e telefonisë celulare për te shtypur sasi te ulëta fature ose për të printuar dokumente të tjera. Pajisja ka një bateri të integruar Li-lon, e cila mund të karikohet nëpërmjet një fishe USB-je, ose një adaptori AC.

Ky printer është shumë i hollë se printerët e zakonshëm, ka përmasa afërsisht sa dy të tretat e tyre dhe peshon 1.6 kg. Në këtë mënyrë ai mund të transferohet lehtë, duke qenë se Epson i ka dhënë formën e një “tulle”. Ai ka një ekran të vogël LCD që tregon të gjitha karakteristikat e një pune të printuar ose statusit të printerit.

Printeri përdor dy fishekë boje dhe një ngjyrë pigment, kurse letra mund të mbajë deri në 50 faqe. Ju mund të lidheni me atë direkt, nëpërmjet Wi-fi ose si një printer në rrjet. Printimi mund të bëhet edhe me anë të aplikacioneve Epson si edhe rrit përputhshmërinë midis Google Cloud Print dhe Apple Air Print. Printeri do të dalë në shitje në Evropë me çmimin 390 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>