Analiza

Eric Schmidt: Amazon, rivali më i madh i Google

Oct 14 2014
0 Shpërndarje
Eric Schmidt: Amazon, rivali më i madh i Google

_78202823_googleEric Schmidt, shefi ekzekutiv i Google, ka thënë se rivalja më e madhe e kompanisë përsa i përket kërkimeve online është gjiganti i tregtisë elektronike (e-commerce) Amazon. Schmidt tha në një fjalim në Berlin se: “Shumë njerëz mendojnë se konkurrenti ynë kryesor është Bing ose Yahoo. Por, në të vërtetë konkurrenti ynë më i madh është Amazon”. Google është duke u përfolur shumë kohët e fundit për problemet me vendet e Bashkimit Europian në lidhje me motorët e kërkimit pas ankesave nga mos besuesit. Në shkurt kjo kompani evitoi pagesën e asaj që do ti kushtonte rreth miliarda në gjoba, kur ra dakord tu jepte pozita të njëjta edhe shërbimeve rivale si Microsoft-i në rezultatet e saj të kërkimit.

Por zoti Schmidt tha se: “Njerëzit nuk e përdorin Amazon si një motor kërkimi, por gjithmonë kur ata kanë nevojë të kërkojnë diçka për të blerë nuk ka asnjë mundësi që këtë kërkim mos e bëjnë fillimisht nëpërmjet Amazon”. “Ata janë padyshim më të përqendruar në anën e tregtisë të këtij ekuacioni, por ama ata po iu përgjigjen gjithashtu pyetjeve të përdoruesve dhe kërkimeve, fiks siç operojmë edhe ne.”

Amazon, nga ana tjetër, shitësi më i fuqishëm në botë ka bërë lëvizje të mëdha, dhe mbi të gjitha shumë të rëndësishme. Në Gusht bleu rrjetin e lojërave interaktive online Twitch, duke bërë kështu blerjen më të madhe të historisë së saj për 20 vite. Fillimisht ishte Google ajo që ishte në bisedime për blerjen e Twitch.

Gjithsesi edhe pse Google mban pozicionim shumë të mire duke dominuar me 90% të tregut të kërkimit në internet, Schmidt deklaron se ai është shumë i kujdesshëm në lidhje me “Google-n e ardhshëm”. “Diku, dikush qëndron në një garazh që po pret të na superojë. E di këtë sepse jo shumë kohë më parë ne kemi qenë në atë garazh. Ndryshimi të vjen andej nga ti më pak e pret” , shtoi ai. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>