Analiza

Eric Schmidt: Censurimi mund të eliminohet brenda një dekade

Nov 23 2013
0 Shpërndarje
Eric Schmidt: Censurimi mund të eliminohet brenda një dekade

Eric_SchmidtShefi ekzekutiv i Google Eric Schmidt beson se është e mundur që censurimi të eliminohet brenda një dekade.

Gjatë një bisede në Universitetin John Hopkins, Schmidt është shprehur se në vende të tilla si Kina apo Koreja e Veriut ku interneti është i kufizuar dhe fjala e lirë mund të ndëshkohet, përdorimi më i mirë i kriptimit dhe inovacionit të teknologjisë mund të rezultojë eventualisht në lidhjen e çdo njeriu dhe ndalimin e spiunimit pavarësisht se kjo gjë mund të pëlqehet ose jo nga qeveria.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Schmidt përmendi udhëtimin e tij në Korenë e Veriut gjatë muajit janar ku u përpoq që të lehtësonte disa prej kufizimeve në lidhje me lirinë e informacionit në atë vend, por dështoi.

Dokumentet e siguruara nga Edward Snwden mbi skandalin e përgjimit të agjencisë NSA, provojnë se çdokush mund të mbikëqyret. Sipas tyre edhe Google është një ndër ato kompani, të dhënat e së cilës janë përdorur nga kjo agjenci.

Lidhur me këtë situatë Schmidt ka thënë se zgjidhja më e mirë për t’u mbrojtur nga përgjimi qeveritar do të ishte kriptimi i të gjithëve.

Në këtë mënyrë, me kalimin e kohës censurimi dhe mbikëqyrja do të jenë shumë më të vështira për t’u arritur. “E kam mëse të qartë që përgjimi qeveritar do të jetë prezent në internet në një formë apo në një tjetër sepse është vendi ku të gjithë qytetarët shprehin vetveten dhe qeveritë do të donin të dinin se çfarë bëjnë ata konkretisht.

Për këtë arsye unë mendoj se censurimi do të humbasë me kalimin e kohës dhe njerëzit do të kenë më tepër fuqi.” – tha Schmidt. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>