Vëzhgim

Eric Schmidt flet për suksesin e Google+

Jul 9 2011
0 Shpërndarje
Eric Schmidt flet për suksesin e Google+

Kur u pyet nga një reporter se si do ta bënte matjen e suksesit të Google+, Schmidt u përgjigj: “Pra ka qenë jashtë për një javë!” përpara se të thoshte që si pikëshënuesi më i madh i suksesit ishte fakti që “Një sasi e pafundme e njerëzve janë të mërzitur sepse nuk kanë marrë ftesat e tyre.” Ai më vonë tha që sasia e njerëzve që kanë marrë ftesa, por nuk ishin në gjendje që të futen brenda këtij rrjeti ishte problem më i madh me të cilin nevojitej ballafaqimi. “Ne do ta shqyrtojmë atë gjatë të hënës”, tha ai.

Schmidt u pa si të ishte i kënaqur që njerëzit kishin filluar ta kuptonin që Goolge+ është ndryshe në krahasim me rrjetin Facebook.

“Rrathët (ang. circles) është i rregulluar në listën e njerëzve që janë në telefonin tuaj, ne kemi një vëzhgim tjetër të privatësisë. Ne kemi provuar që të ndërtojmë një sistem që do të mund të përdorej për mardhëniet gjatë kohës. Njerëzit të cilët ndërtuan internetitn nuk e morën një version stabil të identitetit; Ju keni nevojë për identitet, në kuptimin që ju jeni një person, kjo është ajo që ju jeni, këta janë miqtë tuaj dhe kështu me radhë… Problemi në internet nuk është si pasojë e çalimit të Facebook-ut,  problemi është si çalim i idenitetit.”

Kur u pyet nga rerporterët nëse Google planifikonte që ta mbushte Google+ me produkte të tjerë, Schmidt u përgjigj, “Po, dhe ka edhe shumë gjëra që po vijnë”, duke thënë që llogaritë dhe reklamat për biznes janë të pritura, duke e paraparë rritjen e mundshme të Google+. “Ne testojmë gjëra dhe kur funksionojnë, ne i theksojmë ato”, thotë ai.

Kur u prit që të tregojë se sa njerëz tashmë janë pjesë e Google+ beta, Schmidt u përgjigj “Unë nuk e di, por ka shumë.”/pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>