Harduer

Eric Schmidt: Google Glass është një pajisje disi “e çuditshme”

Apr 29 2013
0 Shpërndarje
Eric Schmidt: Google Glass është një pajisje disi “e çuditshme”

Shefi ekzekutiv i Google Eric Schmidt ka pranuar se syzet e reja të prodhuara nga kompania Google Glass mund të mos jenë të përshtatshme në çdo situatë dhe madje të flasësh me to mund të jetë disi e “çuditshme”.

“Sigurisht që ekzistojnë disa vende të caktuara ku syzet Google janë të papërshtatshme,” tha Schmidt, duke iu referuar faktit që vetëm ata që i kanë syzet e vëna mund të lexojnë informacionet e shfaqura.

Kjo pajisje inovative ka mundësi që ti bëjë njerëzit disi të mërzitshëm për të tjerët duke qenë se do të jenë të përqendruar tek smartfoni i tyre ose do të duken sikur do jenë duke folur me veten nëpërmjet Bluetooth-it. P.sh në rast se dy persona do të ishin duke biseduar dhe shohin njeri-tjetrin në sy, ai që mban syzet Google mund të jetë duke parë informacionet që paraqiten në to.

Ndërkohë që Schmidt mendon se Google Glass mund të jetë një pajisje e çuditshme, një prej themeluesve të Google Sergey Brin mendon totalisht të kundërtën.

Ai është shprehur se Google Glass është pajisja pioniere që mbështet mënyrën se si njerëzit supozohej të ndërvepronin me njëri-tjetrin.

“Në fillimet e themelimit të Google, para 15 vjetësh vizioni im ishte paraqitja e informacionit te njerëzit në mënyrën që ata e duan, pa qenë e nevojshme për të kërkuar query,” tha Brinn.

Aktualisht Google Glass po ofrohet me çmimin 1500 $. (PCWorld Albanian)

google glass

Lajmet e fundit>