Harduer

Eric Schmidt i Google parashikon 1 miliard telefonë aktivë me Android në 9 muajt e ardhshëm

Apr 18 2013
0 Shpërndarje
Eric Schmidt i Google parashikon 1 miliard telefonë aktivë me Android në 9 muajt e ardhshëm

Eric Schmidt i Google parashikon 1 miliard telefonë aktivë me Android në 9 muajt e ardhshëm

Drejtori ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, ka parashikuar gjatë një deklarate kësaj jave se brenda gjashtë apo nëntë muajve në botë do të ketë mbi 1 miliard smartfonë që përdorin Android.

Ai vuri gjithashtu në dukje se kompania nuk kishte asnjë synim ta bllokonte aplikacionin e ri të Facebook-ut, duke thënë se ishin “jashtëzakonisht të kënaqur” me të, edhe pse aplikacioni zëvendëson ekranin fillestar në telefonët Android.

Facebook Home u lançua të premten e kaluar duke i dhënë një vend të rëndësishëm rrjetit social në telefonët me Android.

“Nëse do ta hiqnim Facebook Home nga dyqani ynë i aplikacioneve, atëherë do të bënim një veprim kundër praktikave dhe besimeve tona,” u shpreh ai në një konferencë në Nju Jork.

Duke qenë se Android është një softuer open-source, kompanitë kanë mundësi dhe janë të lira ta personalizojnë atë në bazë të nevojave të tyre.

Facebook Home bën pikërisht këtë. Ai sjell lajmet dhe mesazhet në ekranin fillestar, duke mënjanuar shërbime të Google si kërkimin në ueb apo hartat.

Android-i, tashmë pesë vjeçar, ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për Google.

Deri tani ai është sistemi operativ më i përdorur në botë, me mbi 750 milionë pajisje aktive.

Bazuar në rritjen që po pëson aktualisht sistemi, brenda gjashtë apo nëntë muajve të ardhshëm do të arrihet shifra prej 1 miliard pajisje. Ndërkohë, 2 miliardë mund të arrihet brenda një ose dy vitesh.

Schmidt përfundoi duke thënë se, në qoftë se këto shifra arrihen, atëherë ai beson se rezultatet do të jenë pozitive për të gjithë. (PCWorld Albanian)

Google Executive Chairman Eric Schmidt attends a function on catalysing tech Start-ups in India by NASSCOM, in New Delhi

Tags >

android
Lajmet e fundit>