Biznes

Dr. Eric Schmidt, jep dorëheqje nga Bordi i Drejtorëve të Apple

Aug 3 2009
0 Shpërndarje
Dr. Eric Schmidt, jep dorëheqje nga Bordi i Drejtorëve të Apple

“Eric ka qenë një anëtarë i shkëlqyer për Apple, duke investuar kohë të vlefshme, talent, pasion dhe mençuri për të ndihmuar Apple që të ketë sukses. Për fat të keq, duke parë sesi Google po futet çdo ditë e më shumë në biznesin kryesor të Apple, me Android dhe sistemin e ri operativ Chrome OS, efikasiteti i Eric-ut si një anëtar i bordit të Apple do të bie dukshëm, pasi që ai duhet të ruaj veten e tij prej një numri më të madh të takimeve tona për shkak të konflikteve të interesit” tha shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs.

Sigurisht Chrome OS dhe Android do t’i shkaktojnë dikujt kokëçarje por mesa duket refuzimi i aplikacionit Google Voice për iPhone, duke se vërtetë i ka lënduar ndjenjat e dikujt.

E vërteta është se ka pasur një marrëdhënie mjaft të gjatë mes Apple dhe Google. Sigurisht, Schmidt ka qëndruar në bord, pastaj kompanitë deklarojnë punë të përbashkët në projekte të caktuara dhe Google Maps dërgohet i instaluar në iPhone, por gjatë vitit të kaluar, Google me shpejtësi është futur në territorin e Apple, dhe Apple ka rritur vazhdimisht dëshirën për të kontrolluar çdo centimetër të hapësirës që posedon.

Është vështirë të imagjinohet se Apple do të mbante një marrëdhënie tërësisht të shëndosh me një konkurrent të drejtpërdrejtë si në tregun e celularëve ashtu edhe në hapësirën e sistemit operativ.

Pavarësisht kësaj është vështirë të shikohet sesi një çift i fuqishëm po ndahet, megjithatë kjo na lë neve të shpresojmë se Google do të fillojë me sulm të plotë përmes Andorid, për shkak se vetëm gjëra të mira mund të dalin prej këtyre qëllimeve.

Lajmet e fundit>