Analiza

Eric Schmidt jep udhëzime për të kaluar nga iPhone në Android

Nov 25 2013
0 Shpërndarje
Eric Schmidt jep udhëzime për të kaluar nga iPhone në Android

Business Leaders Meet In Sun Valley, Idaho For Allen And Co. Annual ConferenceA jeni duke menduar që të kaloni nga iPhone në Android? “Shumë” nga shokët e Eric Schmidt janë duke dashur që ta bëjnë këtë, thotë ai dhe kështu ka shkruar për ta një udhëzim prej 900 fjalësh për t’iu treguar atyre procesin.

Shefi ekzekutiv i Google gjatë fundjavës në Google+ shpërndau disa këshilla dhe praktikat më të mira për të braktisur ekosistemin e Apple dhe për të filluar përdorimin e atij të Google. “Shumë nga shokët e mi me iPhone janë duke kaluar në Android,” shkruan Schmidt.

“Telefonët më të fundit nga Samsung (Galaxy S4), Motorola (Verizon Droid Ultra) dhe Nexus 5 (për AT&T, Sprint, T-Mobil) kanë ekrane më të mira, janë më të shpejt dhe kanë ndërfaqe më intuitave. Ata janë një dhuratë e shkëlqyer për krishtlindje për një përdorues të iPhone!”

Udhëzimi i Schmidt iu tregon të rinjve të sapoardhur në Android se si të shtojnë një llogari të Google në pajisjet e tyre, si të gjejnë aplikacione, të importojnë kontaktet e tyre, të sinkronizojnë muzikën e tyre dhe të shkëmbejnë kartelën e tyre SIM nga iPhone dhe vendosja e saj në një telefon me Android.

Në fund të postimit, ish- anëtari i bordit të drejtorëve në Apple ofron po ashtu mendimet e tij për shfletuesit e uebit: “Sigurohuni që të përdorni Chrome, jo Safari; është më i sigurt dhe më i mirë në shumë mënyra. Dhe është falas.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>