Analiza

Eric Schmidt: Një internet broadband më i mire do të shpëtonte botën

Jan 26 2015
0 Shpërndarje
Eric Schmidt: Një internet broadband më i mire do të shpëtonte botën

DDuke folur në Forumin Ekonomik Botëror, Eric Schmidt i gjigandit të motorit të kërkimit Google, në një qëndrim u shpreh se një konektivitet më i mirë interneti do të zgjidhte një pjesë të madhe të problemeve të botës.

“Pothuaj që të gjitha problemet që debatojmë në këtë forum mund të zgjidhen nga një konektivitet broadband më i mirë”, tha Schmidt gjatë një diskutimi ku në të njëjtin panel qëndronte edhe CEO i Microsoft, Satya Nadella.

Schmidt e përsëriti disaherë qëndrimin e tij për pjesëmarrësit se një internet shumë i shpejtë do të zgjidhte një sërë problemesh që nga qeverisja e një vendi, edukimi dhe të drejtat e njeriut.

Duke pasur parasysh qëndrimin e Schmidt, nuk është një suprizë më vehte ndërsa shohim një pjesë e madhe e firmave të internetit të investojnë në projekte të internetit broadband kryesisht në vendet në zhvillim. Për shembull Google ka projektin e saj të ofrimit të internetit në zonat ku mungon aksesi si Projekti “Loon”.

Shefi i Facebook, Mark Zuckenberg gjatë një vizite në Amerikën e Jugut, promovoi iniciativën e tij për të ofruar internet falas për njerëzit e varfër.

Ndërsa filantropisti i njohur dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates nuk është i dhënë pas të tilla projekteve. Ai i quan përpjekjet e Facebook dhe Google për të bërë bamirësi përmes konektivitetit të internetit një “shaka.”

Por asnjëri prej analistëve nuk po flet për dëmet potenciale që mund të shkaktojë kjo rritje e internetit. Një analizë ekonomike e kohëve të fundit zbuloi se një rritje e aksesit në internet broadband mund të shtojë më tej pabarazitë mes punojësve të aftë dhe atyre të një niveli më të ulët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>