Analiza

Eric Schmidt parashikon mbulimin e gjithë botës me internet deri në fund të vitit 2020

Apr 15 2013
0 Shpërndarje
Eric Schmidt parashikon mbulimin e gjithë botës me internet deri në fund të vitit 2020

Shefi ekzekutiv i Google ka parashikuar se në vitin 2020 gjithë popullsia e botës do të ketë internet.

Eric Schmidt kishte shkruar në profilin personal në Google +: “Aktualisht në çdo tre persona një prej tyre është on line.

Në fund të kësaj dekade çdokush në planetin Tokë do të jetë i lidhur në internet.”

Numri i njerëzve on line po rritet në mënyrë drastike, sigurisht për këtë ka ndikuar shumë edhe përhapja e gjerë e pajisjeve mobile.

Megjithatë kur bëhet fjalë për gjithë botën është shumë e vështirë për tu besuar.

Ky është me të vërtetë një parashikim i guximshëm duke marrë parasysh varfërinë e vazhdueshme në pjesë të ndryshmë të botës si dhe vështirësinë e implementimit të rrjeteve wireless në zona të gjera dhe me një numër të vogël popullsie.

Sigurisht që Google shpreson që përhapja e internetit të rritet me ritme akoma më të shpejta, rritje që do të mundësohet edhe nga teknoloogjia e Android dhe Google Fiber.

Një rol të rëndësishëm do të luajë edhe shërbimi që ofron Google për bizneset “Search Ads” që ndihmon në gjetjen e klientëve të duhur si dhe në përmirësimin e performancës nëpërmjet mënyrave më të reja të kërkimit.

Çmimi i këtij shërbimi është shumë i ulët, shumë bindës për njerëzit me buxhet të kufizuar. (PCWorld Albanian)

Eric Schmidt

Lajmet e fundit>