Lajmet

Eric Schmidt sinjalizon një Google-tablet me bazë në Android

Apr 12 2010
0 Shpërndarje
Eric Schmidt sinjalizon një Google-tablet me bazë në Android

Eric Schmidt, shefi ekzekutiv i Google, thuhet se në një takim në Los Angeles ka thënë disa fjalë rreth pajisjes, duke u shprehur se do të punojë ekskluzivisht në Android, gjë që tingëllon çuditshëm pasi që Google ka punuar në Chrome, por pavarësisht kësaj ende nuk ka asgjë zyrtare.

Burime tjera të afërta me projektin, theksojnë se Google gjithashtu është duke kërkuar botues, që operojnë në “gjendje të fshehtë”.

New York Times gjithashtu ka theksuar se HP është duke ndërtuar edhe një tablet tjetër përveç Slate, i cili gjithashtu do të punojë në sistemin operativ të Google, Android dhe do të ketë pseudonimin “the half-pint” për madhësinë e ekranit 6 inç.

Ende nuk po arrijmë të kuptojmë arsyen pse është zgjedhur Android për një pajisje tablet (duke ditur se ky sistem operativ është shumë më i përshtatshëm për pajisje mobile), por nëse Google vërtetë po ndërton tabletin e saj, atëherë mund të shohim një softuer më të afërt me përdoruesin gjë që mund ta bëjë Android-in një konkurrentë të denjë për sektorin e tablet pc-ve.

Lajmet e fundit>