Biznes

Erich Schmidt mendon të shesë 42 për qind të aksioneve të tij në Google

Feb 9 2013
0 Shpërndarje
Erich Schmidt mendon të shesë 42 për qind të aksioneve të tij në Google

Sipas dokumenteve të dorëzuara në Komisionin per “Letrat me Vlerë dhe Këmbimet Valutore” , ish CEO i Google Eric Schmidt, është duke planifikuar që të shesë rreth 42 % të aksioneve të tij në gjigantin e kërkimit.

Gjatë të premtes, Marketwatch raportoi për shitjen e pritur, duke sygjeruar se Schmidt – i cili për momentin është Kryetar Bordi te Google – do të provojë të arketojë nga shitja e aksioneve deri në 2.51 miliardë dollarë.

Deri më sot, ai zotëron 2.3 % të aksioneve të Google dhe ka 8.2 për qind të forcës vendimarrëse të saj.

Schmidt  aktualisht zotëron 7.6 milionë aksione të  Klasit A të Google dhe shpreson të shes 3.2 milionë aksione.

Plani për heqjen e së drejtës nga aksionet e Schmidtit filloi të bëhej efektiv në nëntor, por shitja e parë pritet që të bëhet brenda 30 ditëve dhe do të vazhdojë g jatë gjithë vitit.

Aksionet e Google akualisht janë duke u tregtuar në majën më të lartë të të gjithë kohërave.

Sipas një zëdhënësi të Google, “Ky është një diversifikim i zakonshëm i aseteve dhe Schmidt mbetet plotësisht i përkushtuar në Google.” (PC World Albanian)

Erich Schmidt

Tags >

Google
Lajmet e fundit>