Harduer

A është ky Samsung Galaxy S8?

Mar 1 2017
0 Shpërndarje
Vini re! Samsung Galaxy S8-ta përpara se të debutojë zyrtarisht. Fotoja vjen nga insajderi i njohur i industrisë mobil Evan Blass i njohur ndryshe edhe si @evleaks në Twitter. A është ky Samsung Galaxy S8?

Imazhi tregon një ridizenjim të dukeshëm të telefonin më të mirë të Samsung. Ekrani është më i madh se kurrë më parë ndërsa korniza rrethuese edhe më vogël sesa ajo e S7 Edge.

Butoni fizik është zhdukur ndërsa detajet e softuerit janë të pakta. Na ndajnë 28 ditë nga prezantimi i Galaxy S8-ës, telefoni i cili do të shpëtojë ose jo Samsung pas katastrofës së Note 7.

Tradicionalisht kompania prezantonte telefonin elitar në Kongresin Mobil Botëror i cili këtë vit kaloi me dy tabletë nga Samsung. /PCWorld Albanian

Tags >

Galaxy S8
Lajmet e fundit>