Analiza

Është shumë herët të thuhet se videot kanë zëvendësuar TV-të

Sep 15 2014
0 Shpërndarje
Është shumë herët të thuhet se videot kanë zëvendësuar TV-të

Në Amerikë, studimi i fundit nga Nielsen tregon qartë se është shumë herët të flitet se video është afruar për të zëvendësuar ekranin tradicional, përkundër trendeve dhe epokës në ardhje për “TV-të e mençur”.

Nëse ju ndërtoni, ata do te vinë. Përmbajtjet cilësore të ditëve të sotme mund të ekzistojnë të pavarura në hapësirën kur tashmë televizori tradicional nuk është më “nëna” e gjitha shpikjeve. YouTube, Dailymotion dhe platformat e ndryshme mbeten adresa ku shumë njerëz kalojnë disa minuta gjatë ditës, por, jo më shumë.

Sipas një raporti për tremujorin e dytë të 2014 realizuar nga Nielsen, shikuesit e rinj po shohim më pak televizor sesa në të kaluarën, por ata po konsumojnë më shumë përmbajtje video se më parë.

Për shembull, teksa koha e shpenzuar gjate ditës përpara ekranit të televizorit në SHBA nga përdoruesit të moshës 18 – 34 ka rënë me 10 minuta që nga e njëjta periudhë kohore në 2012, konsumi i videove dixhitale nga po këto individë është rritur me 16 minuta më shumë përgjatë kësaj periudhe.

Efekti i rritjes së videove dixhitale në vija të përgjithshme të konsumit të përmbajtjeve po ndodh edhe në moshat më të vjetra.

xplt_wirepost_charts_2

Teksa sasia e kohës që shpenzojnë konsumatorët të moshës 50-64 çdo ditë përpara televizorit është fleksibel, këto shikues po adaptojnë mënyra të reja për të shikuar, gjë kjo e cila ka rritur me 10 minuta kohën e përgjithshme të shpenzuar duke vështruar video dixhitale që nga 2012.

Por ky nuk është një fenomen mes mosha të reja dhe atyre të vjetra. Rritje impresive në shikueshmërinë dixhitale ka pasur edhe për moshat 35-49 vjeç. Kjo rritje në shikueshmerinë e përmbajtjeve dixhitale përfaqëson një mundësi unike për prodhuesit e videove, rrjeteve televizive, studiove dhe adhuruesve të video lojërave, ku e gjitha kjo mund ti drejtoje këto platforma në ofrimin e përmbajtjeve të tyre tek konsumatoret.

 Në vija të përgjithshme, raporti i fundit tregoi se të rriturit amerikanë shikojnë më shumë se 4 orë e gjysmë televizor çdo ditë dhe afro gjysmë ore është përmbajte e rishikuar. Kjo qëndron si provë që televizori po ashtu ka përqindje të lartë penetrimi.

Në fakt, 96% e familjeve amerikane kanë një set televizorësh, dhe më shumë se 1/3 e familjeve kanë katër ose më shumë televizor. Koha e shpenzuar çdo ditë në përdorimin e një smartfoni është rritur dy vitet e fundit.

xplt_wirepost_charts_1

Në tre mujorin e dytë të 2012, të rriturit amerikanë harxhonin 48 minuta çdo ditë në pajisjet e tyre mobile. Në tre mujorin e dytë të 2014, ky numër u rrit në afro 1 orë e gjysmë, një rritje prej 77 %. (PCWorld Albanian)

Tags >

TV
Lajmet e fundit>