Lajmet

Ethan Zuckerman kërkon falje për krijimin e reklamave “pop-up Ads”

Aug 18 2014
0 Shpërndarje
Ethan Zuckerman kërkon falje për krijimin e reklamave “pop-up Ads”

140815100106-pop-up-ads-620xaTë gjithë i urrejmë dritaret e reklamave, të cilat shfaqen papritur gjatë kohës që ne lundrojmë në internet. Këto reklama ndryshe quhen “pop-up Ads”. Krijuesi i këtyre reklamave është një zhvillues me emrin Ethan Zuckerman.

Në vitet 1994 deri në 1999 Ethan punonte në një faqe internet të quajtur Tripod.com, e cila merrej me krijimin dhe mirëmbajtjen e faqeve të ndryshme në internet.

“Pop-up Ads” e kishin fillimin e tyre në momentin që një nga klientët e Tripod.com u ankua se reklamat e tij po shfaqeshin edhe në faqe, të cilat kishin përmbajtje banale. Kështu Ethan Zuckerman zhvilloi kodin që bëri të mundur që reklamat të dilnin në një dritare të pavarur, duke u shfaqur papritur dhe ndonjëherë duke e trembur përdoruesin.

Gjatë viteve kjo mënyrë e paraqitjes së reklamave ka sjellë mospëlqimin dhe acarimin e përdoruesve të internetit anembanë botës. Krijuesi i tyre Zuckerman u shpreh: “Më falni, qëllimet tona ishin të mira”.

Ky person sot njihet si drejtori i Qendrës Civic Media dhe punon si drejtues i kërkimeve shkencore në MIT Media Lab. Ai shprehet se do t`i pëlqente të shikonte internetin të pavarur nga reklamat, të cilat janë bërë një pjesë e rëndësishme e tij. (PCWorld Albanian)

Tags >

reklama
Lajmet e fundit>