Biznes

Ethereum kalon kufirin e 200 dollarëve pas rënies në 130 dollar

Jul 18 2017
0 Shpërndarje
Në këto momente që po shkruajmë monedha këmbehet me 208 dollar, shumë larg rekordi prej 395 dollar që arriti më 13 Qershor. Ethereum kalon kufirin e 200 dollarëve pas rënies në 130 dollar

Monedha dixhitale Ethereum shënoi një rritje të ndjeshme ditën e Hëne me afro 40% pas rënies të së Dielës.

Rivali i Bitcoin ra me 22% të Dielën në 130.26 dollar përpara se të ngrihej me 38% në 179 dollar ditën e Hëne sipas të dhënave të Coinbase.

Në këto momente që po shkruajmë monedha këmbehet me 208 dollar, shumë larg rekordi prej 395 dollar që arriti më 13 Qershor.

Ehtereum është një prej monedhave që ka parë një rritje meteorike muajt e fundit. Në fillim të vitit kishte vetëm 5% të tregut ndërsa më 22 Qershor kishte 30%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>