Biznes

Ethereum rritet me 5,000% që nga Janari, vlerësohet me 407 dollar

Jun 12 2017
0 Shpërndarje
Ky lajm vjen pasi Bitcoin kapi vlerën e 3,000 dollarëve ditën e Dielë. Por çfarë është Ethereum? Ethereum rritet me 5,000% që nga Janari, vlerësohet me 407 dollar Photo Source: Ether

Ethereum goditi një tjetër rekord pas rritjes me 5,000% që nga fillimi i vitit. Vlera e monedhës ishte 407 dollar mëngjesin e së Hënes, një rritje e bujshme nga 7,98 dollar që vlerësohej në Janar.

Ky lajm vjen pasi Bitcoin kapi vlerën e 3,000 dollarëve ditën e Dielë. Por çfarë është Ethereum?

Ether është emërtimi i monedhës e cila përdoret në blockchain-in ethereum, një teknologji për mirëmbajtjen e monedhave dixhitale.

Ethereum është zhvilluar për të mbështetur kontratat inteligjente. Një kontratë inteligjente është një program kompjuterik i cili ekzekuton automatikisht termat e kontratës në kushte të çaktuar.

Pikërisht kjo ka habitur shumë investirorë. Ether është monedha e dytë më e madhe dixhitale në botë me vlerë tregu prej 36 miliard dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

Ethereum
Lajmet e fundit>