Lajmet

Etiketat “Hash” vijnë në Facebook

Jun 13 2013
0 Shpërndarje
Etiketat “Hash” vijnë në Facebook

Etiketat “Hash” vijnë në Facebook për të ndihmuar përdoruesit me një komunikim më të mirë.

Do të shfaqen tek një numri i caktuar njerëzish këtë muaj dhe duke filluar në javët në vazhdim do t’iu ofrohen të gjithë përdoruesve.

Rrjeti social kërkon t’ia bëj më të lehtë përdoruesve për të gjetur përmbajtje që ekzistojnë në Facebook, dhe etikatat “Hash” funksionale janë hapi i parë për këtë gjë. Sipas kompanisë Facebook shumë përdorues i përdorin etiketat, prandaj këtë shërbim mund ta kenë gjithë përdoruesit. Këto etiketa do të jenë të klikueshme dhe do të përdoren për kërkim të tipit si: #NSALeaks ose #NBAFinals .

Etiketat “Hash” nga shërbime të tjera si Instagram do klikohen gjithashtu. Përdoruesit do të mund të krijojnë postime direkt nga një postim i mëparshëm “Hash” dhe do të mund të kërkojnë rezultate. Kjo do ta bëj më të lehtë hedhjen e informacioneve në kohë reale.

Twitter përdor Chris Messina të krijuar në vitin 2007, etiketat “Hash” siç ne i quajmë. Twitter ndërmori këtë sistem organizimi të postimeve rreth një teme të caktuar në ndërfaqen e vet API dhe gjithashtu në ekosistemin e brendshëm të tij, që atëherë këto etiketime “Hash” janë pranuar nga shërbimet e tjera duke përfshirë Flickr, Tumblr, Google+ dhe madje Instagram. (PCWorld Albanian)

etiketimi hash

Lajmet e fundit>