Harduer

ETrade Supply: iPhone më i lirë do të lançohet këtë vit

May 8 2013
0 Shpërndarje
ETrade Supply: iPhone më i lirë do të lançohet këtë vit

Sipas burimeve të ETrade Supply, një version më i lirë i iPhone-it do të lançohet gjatë këtij viti. ETrade Supply është një kompani që furnizon prodhuesit e telefonëve me pjesë të ndryshme.

Deri tani raportimet e saj kanë qenë të sakta. Së fundmi kompania kishte pasur pjesë të iPhone 5 para lançimit të saj.

Megjithatë, përveç këtij konfirmimi, burimet e ETrade Supply nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Nëse i referohemi thashethemeve që qarkullojnë muajt e fundit në botën e teknologjisë, iPhone më i lirë mund të ngjajë si një miks mes iPhone 5, iPod touch-it të ri dhe iPod-it klasik.

Përsa i përket materialeve të përdorura për prodhimin e tij, sipas disa raportimeve, thuhet se telefoni do të jetë i përbërë më tepër nga plastika, duke reduktuar kostot, por njëkohësisht duke e bërë më pak jetëgjatë.

Gjithsesi, një iPhone më i lirë nuk do të thotë domosdoshmërisht se smartfoni do të jetë “i lirë” në kuptimin e plotë të fjalës.

Ndoshta çmimi i tij do të jetë më i ulët se i iPhone 5. Gjithsesi, ky model i ri mund të renditet në kategorinë e smartfonëve të zakonshëm përsa i përket specifikimeve dhe cilësisë. (PCWorld Albanian)

iphone 5

Lajmet e fundit>