Lajmet

EU, ligj për uljen e çmimeve të thirrjeve roaming

Mar 27 2009
0 Shpërndarje
EU, ligj për uljen e çmimeve të thirrjeve roaming

Kjo u akordua të bëhet me anë të një ligji të ri evropian për roaming. Anëtarër e Parlamentit Evropian dhe përfaqësues të 27 qeverive arritën një marrëveshje joformale për të ulur çmimet prej datës 1 Korrik.

“Jam e lumtur që sot bëmë një hap të rëndësishëm drejt arritjes së një marrëveshjeje që do të bënte balancimin e interesave të të gjitha palëve të përfshira në rregullatorin për roaming” – thotë Adina-Ioana Valean, anëtare rumune e Parlamentit Evropian.

Më 2007 çmimet e roaming për thirrjet e bëra ishin 0.46€ dhe 0.22€ për thirrjet e pranuara. Që nga 1 korriku çmimi më i lartë për thirrjet do të jetë 0.43€ pa përfshirë TVSH, ndërsa për të pranuar thirrje çmimi do të jetë 0.19€. Ndërkohë vetëm një vit më vonë çmimet për thirrjet roaming do të bien në 0.39€ dhe 0.15€, repektivisht 0.35€ dhe 0.10€ më 2011.

Lajmet e fundit>