Lajmet

Eugene Kaspersky: “Armët” kibernetike, në gjendje të rrëzojnë qeveri të tëra

Apr 29 2013
0 Shpërndarje
Eugene Kaspersky: “Armët” kibernetike, në gjendje të rrëzojnë qeveri të tëra

“Armët” kibernetike më të zhvilluara janë tani mjaft të fuqishme që të përçajnë kombet dhe organizatat përgjegjëse për infrastrukturën e tyre kritike, ka paralajmëruar në një ligjëratë të tij për audiencën e përzgjedhur të policisë së Britanisë së Madhe, politikanëve dhe CSO-ve, CEO dhe themeluesi i Kaspersky Lab, Eugene Kaspersky.

Që Kaspersky është ftuar për të dhënë ligjëratë në një tubim të një niveli të tillë të lartë është një shenjë e qartë që porosia përputhet me këndvështrimin që e kanë marrë përgjegjësit për sigurinë në qeverinë britanike nga armët kibernetike.

“Sot, programet e ndërlikuara keqdashëse, “armët” kibernetike, kanë fuqinë që të rrëzojnë ndërmarrje, qeveri të dëmtuara dhe të sjellin kombe të tëra në gjunjë të tyre duke sulmuar infrastrukturën kritike në sektorët si ai i komunikimit, financave, transportit dhe shërbimeve komunale.

Pasojat për popullatën njerëzore si rezultat do të ishin vërtet katastrofike,” tha Kaspersky.

Si një ilustrim e pikës së tij, numri i mostrave të sulmeve keqdashëse të analizuara nga Kaspersky Lab kanë shënuar rënie nga 700 në ditë në vitin 2006 në 7,000 në ditë në vitin 2011.

Sot numri që përfshin variantet polimorfike ka arritur 200,000 në vit, që janë të mjaftueshme për të tronditur mbrojtëset e madje ndërmarrjeve të mirë-mbrojtura. (PCWorld Albanian)

haker

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>