Biznes

Eurodeputeti slloven, pro shkyçjes së operatorëve serbë në Kosovë

Apr 29 2010
0 Shpërndarje
Eurodeputeti slloven, pro shkyçjes së operatorëve serbë në Kosovë

“Nëse është e vërtetë se operatorët serbë në territorin e Kosovës nuk paguajnë gjithë atë që është normale që të paguhet në Bashkimin Evropian – ky është konflikt i interesave ekonomike, dhe unë këtë nuk do ta ngritja në nivel të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës`, ka deklaruar Kacin për `Dojçe velen`.

Kacin ka shprehur mendimin se pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë mund të shfrytëzojnë edhe operatorë të tjerë dhe gjërat aty mund të zgjidhen. “Nga kjo nuk duhet krijuar një krizë më të madhe sesa që është”, deklaroi Kacin.

Lajmet e fundit>