Biznes

Europa deklaron se librat elektronik do të jenë subjekt i një takse më të lartë

Mar 6 2015
0 Shpërndarje
Europa deklaron se librat elektronik do të jenë subjekt i një takse më të lartë

appleebook1_1020.0

Jo të gjithë librat janë njësoj, deklaroi Bashkimi Europian gjatë kësaj jave, duke shtuar se librat elektronik të shitur në Europë përbëjnë një shërbim elektronik dhe ndaj duhet të paguajnë një taksë më të lartë se librat fizikë të zakonshëm. Kjo do të thotë që blerja e këtyre librave elektronikë online do të kushtojë më shumë në disa shtete të caktuara jasht kontinentit, sepse shitësit e tyre do të rrisin çmimin në mënyrë që të mbulojnë pagimin e taksave të larta.

Ky rregull i ri si fillim do të ndikojë në Francë dhe Luksemburg, dy shtetet e para që rritën taksat pas deklaratës së Bashkimit Europian. Kjo do të thotë që në Francë përqindja e taksës do të rritet nga 5.5 në 20% ndërsa në Luskemburg nga 3.5 në 17%. Nga ana tjetër shtetet që aktualisht i shesin këta libra me taksë të lartë si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania nuk do të ndikohen.

Ky rregull nuk do të përfshijë gjithashtu kompanitë amerikane si Amazon, e cila shet libra përmes Luksemburgut për të shmangur taksat e larta. Shtetet si Franca dhe Luksemburgu kërkojnë një politikë të barabartë të taksave mes shteteve europiane. Sipas firmës kërkimore Statisa, shitjet e librave elektronik vazhdojnë të rriten në Europë. Ato përbëjnë 4.5% të shitjeve totale të librave në 2013 dhe parashikohen të rriten në 5% në vitin 2017. (PC World Albanian

Tags >

ebook
Lajmet e fundit>