Lajmet

Europa do të ketë një sistem e emergjence tek automjetet gjatë aksidenteve duke filluar që nga 2018

Apr 29 2015
0 Shpërndarje
Europa do të ketë një sistem e emergjence tek automjetet gjatë aksidenteve duke filluar që nga 2018

4681912918_633406eafb_o-100581888-largeËshtë mëse e qartë që po shkojmë drejt një të ardhme ku teknologjia do të përfshihet në çdo aktivitet të jetës tonë. Kohët e fundit kompanitë teknologjike po fokusohen në ndërtimin e makinave inteligjente por një raport i fundit nga Parlamenti Europian i ka surprizuar të gjithë. Gjatë një seance në këtë organ kaq të rëndësishëm të Bashkimit Europian, u mor vendimi se duke filluar që nga Marsi i vitit 2018 të gjitha makinat dhe fugonët e vegjël që do të qarkullojnë në Europë duhet të jenë të pajisur me një sistem i cili kontakton automatikisht shërbimin e emergjencës nëse automjeti bëhet pjesë e një aksidenti.

I quajtur eCall, sistemi automatikisht do të dërgojë një njoftim apo alarm emergjence tek institucionet përkatëse. Qëllimi i kësaj platforme është të reduktojë vdekjet e shkaktuara nga aksidentet në rrugët e Europës me 10% duke shpëtuar kështu 2500 jetë në vit. Përveç kësaj implementimi i këtij sistemi do të reduktojë lëndimet e personave dhe kostot e bllokimit të trafikut në rast aksidenti. eCall do të funksionojë në sajë të një kanali radio i cili do të përdoret si mjet komunikimi mes automjeteve dhe shërbimeve të emergjencës përmes një rrjeti wirelesi. Sipas rregullit të aprovuar, implementimi i këtij sistemi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha automjetet dhe duke u konsideruar si një shërbim publik ai do të jetë falas.

Ky sistem u miratua pas një seance votimi dhe pse mbeten për tu diskutuar çështjet e privatësisë. Megjithatë vitin që shkoi Parlamenti Europian vendosi të forconte projektligjin e privatësisë. Në seancën e fundit mbi sistemin eCall parlamenti u shpreh se ky sistem nuk do të gjurmojë makinën në asnjë moment para ndodhjes së aksidentit. Përveç kësaj ky sistem do të transmetojë drejt shërbimeve të emergjencës vetëm të dhëna si tipi i makinës, lloji i karburantit, orën kur ndodhi aksidenti, vendodhjen e saktë dhe numrin e pasagjerëve. Rregulli ndalon gjithashtu qendrat e emergjencës të transmetojnë këtë informacion drejt palëve të treta dhe se të dhënat do të fshihen përfundimisht pas përdorimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>