Lajmet

Europa kërkon ndihmën e Facebook, Twitter dhe Google për të luftuar ekstremistët online

Oct 9 2014
0 Shpërndarje
Europa kërkon ndihmën e Facebook, Twitter dhe Google për të luftuar ekstremistët online

social-mediaGjatë një takimi të mërkurën, Këshilli Europian i ka kërkuar kompanive më të mëdha të teknologjisë amerikane si Facebook, Twitter dhe Google, ta ndihmojnë në luftën kundër ekstremistëve.

Kjo iniciativë ka si qëllim radikalizimin e myslimanëve europianë që shkojnë të luftojnë në Siri dhe Irak.

Ministrat e brendshëm të 28 shteteve që përfaqësohen në Këshillim Europian dhe zyrtarë të Komsionit Europian do të takohen me përfaqësues të kompanive gjigante të teknologjisë, Google, Facebook, Twitter dhe Microsoft.

Një burim tha se në këtë takim do të flitet kryesisht për sfidën ndaj terroristëve dhe për mënyrat se si mund të përdoret internet për ti luftuar ata online.

Media sociale është bërë një vegël e fuqishme për xhihadistët të cilën ata e përdorin për të shpërndarë video të sulmeve dhe masakrave të tyre. Por mediat sociale shpeshherë nuk kanë bërë diçka kundër këtyre, pasi ato e shohin veten si një platformë ku secili është i lirë të shprehet.

Siç duket, duke parë përmasat e mëdha që po merr kjo luftë, edhe rrjetet sociale do të bashkëpunojnë me Këshillin Europian në luftën ndaj atij që quhet “Shteti Islamik”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>