Lajmet

Europa kërkon nga shtetet unionit të raportojnë përmbajtjet terroriste në YouTube

Jan 29 2015
0 Shpërndarje
Europa kërkon nga shtetet unionit të raportojnë përmbajtjet terroriste në YouTube

460938564Kreu i Këshillit Europian kundër Terrorizmit, Gilles De Kerchove u kërkoi të gjithë shteteve europiane që të kontribuonin në luftën kundër terroristëve duke raportuar përmbajtjet e dhunës që shfaqen në platformën e videove YouTube, raporton Associated Press. Gjatë një sesioni parlamentar, De Kerchove i sugjeroi qeverive të vende të unionit Europian që menjëherë të krijonin ekipe të trajnuara për të luftuar terrorizmin online.

Pastrimi i YouTube nga përmbajtjet terroriste është një detyre e rëndësishme por dhe në të njëjtën kohë e vështirë. Kjo kërkesë vjen pasi politikat e sigurisë të Google sugjerojnë se e vetmja mënyrë për të luftuar është raportimi. Afërsisht 300 minuta video publikohen në YouTube çdo minutë dhe për të kontrolluar këto video para se të ngarkohen është njëlloj si të kontrollosh një telefonatë para se të kryhet ndaj e vetmja zgjidhje mbetet raportimi masiv nga ana përdoruesve.

De Kerchove deklaroi se ndikimi i shteteve është më i fuqishëm se ai i individëve kur bëhet fjalë për ndërhyrjet online. E gjitha kjo vjen si pjesë e planit të prezantuar nga qeveria franceze për të pastruar sitet si Google dhe YouTube nga përmbajtjet ekstremiste. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>