Analiza

Europa po përgatitet të sulmojë ligjërisht Google

Mar 24 2015
0 Shpërndarje
Europa po përgatitet të sulmojë ligjërisht Google

nuclear-explosion-larry-page-12Google mund ti ketë kaluar pa u lagur problemeve ligjore para disa vitesh në Shtetet e Bashkuara që kanë të bëjnë me përdorimin e politikave të paligjshme që cënojnë konkurencën e lirë, por kjo kompani s’ka për të qënë aq me fat dhe në Europë. Zyrtarët ligjorë në Komisionin Europian priten që së shpejti të ngrejnë akuza zyrtare kundër gjigandit të kërkimit, raporton The Wall Street Journal.

Më herët gjatë kësaj jave një raport zyrtar i publikuar zbuloi se Komisioni Europian ka dashur të padisë Google që në vitin 2012 kur kompania teknologjike abuzoi me faktin e të qënit monopol. U mësua se Google ka kërcënuar në fshirjen e disa uebfaqeve nga motorri i saj i kërkimit nëqoftëse kompanitë si Amazon dhe Yelp nuk e lejonin Google të përdorte përmbajtjen e tyre. Por pasi Google aplikoi disa ndryshimeve përsa i përket kësaj politike, komisionerët vendosën mos të ndërmerrnin veprime ligjore ndaj kompanisë dhe hetimi u mbyll me aq.

Por në Europë ky problem i njohur ndryshe si akt mosbesimi vazhdon akoma. Google zë 90% të kërkimeve në tregun europian por në të njëjtën kohë ka dhe një marrëdhënie të acaruar me autoritetet përkatëse në këtë kontinent. Në muajin Nëntor, parlamenti europian si rezultat i një votimi vendosi të prishte marrëdhëniet me Google. Google është përfshirë plotësisht nga kjo klimë aspak miqësore me autoritetet europiane. Në shkurt Google vendosi të riorganizonte veprimet e saj në Europë dhe emërtoi një ekzekutiv të ri në krye të këtyre ndryshimeve. Ligjvënësi me origjinë spanjolle dhe njëkohësisht anëtari i Parlamentit Europian, Ramon Tremosa ka mbajtur një qëndrim të hapur tepër kritik ndaj kompanisë duke mos rënë dakort me vendimin e Komisionit për mos ta ndjekur këtë çështje në mënyrë ligjore.

Përveç konkurencës jo të drejtë, Europa ka dhe ankesa të tjera ndaj Google. Autoritetet kanë ngrituar ndaj kompanisë dhe akuza përsa i përket shmangies së taksave, të drejtës për tu harruar dhe konflikteve botuese. Por duket se Google është në shënjestër pasi veç Europës dhe shtete të tjera si Taivani, Brazili, Kanadaja dhe India janë gjithasht duke hetuar mbi veprimtarinë e Google. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>