Analiza

Europa shton mbështetjen për startup-et e reja të sigurisë nëpërmjet projektit CyLon

Jan 28 2015
0 Shpërndarje
Europa shton mbështetjen për startup-et e reja të sigurisë nëpërmjet projektit CyLon

1333404889Me rritjen e numrit të sulmeve kibernitike, Europa por edhe qeveritë e shteteve të saj po fokusohen në sigurinë online duke kërkuar mënyra të reja për ta luftuar atë. Alex van Someren, një ekspert i teknologjisë dhe kriptografisë pranë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka themeluar një program 12 javor të quajtur Cyber London. Ky projekt do të manaxhohet nga akseleratori Ignite dhe do të financohet nga sponsor të ndryshëm.

CyLon do të funksionojë si një lloj laboratori i cili do ti ofrojë ndihmë startupeve të reja që kanë në fokus çështjet e sigurisë online. Në mbështetje të tij gjendet një bord këshillues që përbëhet nga ekspertë të teknologjisë si Eileen Burbidge, Jon Bradford etj. Burbidge aktualisht është pjesë e portofolit të sigurisë b2b të kompanisë Digital Shadows por gjithashtu ajo po investon dhe në aplikacionin e mesazheve të sigurta Wickr. Ajo ka qënë një ndër personat që ka inkurajuar qeverinë londineze për tu fokusuar më shumë tek siguria online.

Kriteret për ato startupe që duan të bëhen pjesë e programit CyLon akoma nuk janë bërë të ditura në mënyrë që të rritet akoma interesi. Starupet që zgjidhen do të përfitojnë 5000 paund për mbulimin e shpenzimeve. Gjatë fazës së parë të projektit pretendohet të përzgjidhen 10 startupe, ndër të cilët dy do të vihen në zbatim gjatë këtij viti. (PC World Albanian)

Tags >

Startup
Lajmet e fundit>