Lajmet

Europa vendos heqjen e tarifave roaming, nga 15 Qershori “Roam Like Home”

Feb 1 2017
0 Shpërndarje
Marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është një hap më pranë finalizimit pas një akordi të arritur në Parlamentin Evropian. Europa vendos heqjen e tarifave roaming, nga 15 Qershori “Roam Like Home” Photo Source: Getty Images

Tarifat e shërbimeve me shumicë që operatorët duhet ti paguajnë njëri tjetrit ishte gjëegjëza e fundit e një plani disa vjeçar për të rrëzuar tarifat roaming në mënyrë që qytetarët Evropian të përdorin telefonat e tyre jashtë vendit pas kosto ekstra.

Konsumatorët paguajnë tarifa ekstra sa herë që udhëtojnë jashtë vendit të tyre. Kjo është një kosto shtesë krahas kostos normale të thirrjes.

Tarifat e reja me shumicë duhet të jenë mjaftueshëm të ulëta në mënyrë që operatorët tu ofrojnë konsumatorëve shërbim roaming pa pagesë ekstra por të larta në mënyrë që të mbulojnë kostos e shërbimit.

“Roam si në Shtëpi”

Ky term, jo i panjohur për shqiptarët i cili u soll nga Telekom Albania dy vite më parë por që u zhduk papritmas nga uebsajti i tyre, për Evropën është një proces i cili ka filluar 10 vite më parë.

Tashmë duke filluar nga vera e këtij viti, 15 Qershor ekzaktësisht, qytetarët mund të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të navigojnë në internet sikur të ishin në vendin e tyre.

Nën marrëveshjen e re duke filluar nga 15 Qershori, tarifat me shumicë mes operatorëve do të jenë 7.7 Euro për Gigabajt nga 50 Euro që ishte më parë. Çmimi do të bjerë akoma më tej më 1 Janar të 2018-tës në 2.5 Euro për Gigabajt.

Çfarë ndryshon në Shqipëri?

Asgjë! Marrëveshja roaming shtrihet vetëm tek 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Ngelet në dorë të operatorëve nëse duan të tarifojnë konsumatorët e tyre ose jo apo të ofrojnë promocione pavarësisht nëse kompania e cila u ofron shërbimin ka aktivitet ndërkombëtar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>