Lajmet

European Youth Award 2014: Ja 13 projektet fituese nga 11 shtete

Sep 12 2014
0 Shpërndarje
European Youth Award 2014: Ja 13 projektet fituese nga 11 shtete

European Youth Awards prezantoi 13 iniciativat më inovative dixhitale në Evropë nga konkursi që u mbajt këtë vit nga ky organizëm. Reduktimi i dhimbjeve të gjymtyrëve të gjymtuara, luftimi i papunësisë mes moshave të reja dhe monitorimi i grumbullimit ilegal të mbeturinave ishin tre objektivat kryesore të sipërmarrësve sociale dhe talenteve dixhitale të Evropës.

Foto 1

Ky event u mbajt në Salzburg të Austrisë më 11 Shtator 2014. U prezantuan 13 projekte nga 130 aplikime nga 49 shtete të ndryshme të Evropës duke u nxjerrë në pah problemet sociale pikërisht nga këto mendje inteligjente përmes teknologjive dixhitale. Prof. Peter A. Bruck, Kryetar nderi i Qendrës Ndërkombëtare për Median e re dhe iniciator i European Youth Award (EYA) ka shpallur fituesit e EYA për vitin 2014 përzgjedhur nga një juri e kualifikuar ndërkombëtare.

Këtë vit konkurrenca u përqendrua në sfidat dhe prioritetet evropiane përcaktuar nga strategjia e Bashkimit Evropian deri më 2020 dhe Këshilli i Evropës. Sesi mund të përdoren këto të dyja në një mënyrë kreative nga ana e IT-ve dhe pajisjeve mobile, janë demonstruar nga vendasit e Evropës Dixhitale në këtë konkurs. “Është mbresëlënëse të dish se ka kaq shumë të rinj që dëshirojnë të ndryshojnë të ardhmen. Ata më inspiruan mua me projektet e tyre inovative” : tha anëtari i jurisë Dusica Birovljevic, themelues dhe pronar i Nomcentar në Serbi.

Në mes fituesve të këtij viti janë edhe dy të rinj nga Danimarka dhe Suedia që bashkuan forcat e tyre për të zhvilluar një krah virtual për të reduktuar dhimbjet e gjymtyrëve të gjymtuara. Po ashtu, dy miq të tjerë efektivisht luftonin papunësinë në moshat e reja duke ndërlidhur zhvillues të talentuar të papunë me kompani që paguajnë për shërbimet përmes një platforme pune të pavarur në Britani.

Projektet fituese vijnë nga 11 shtete të ndryshme si: Armenia, Austria, Çekia, Danimarka, Franca, Gjermania, Portugalia, Sllovakia, Suedia, Zvicra dhe Britania. Këto mendjet të reja të ndritura pas projekteve janë ftuar në festivalin e EYA në Graz të Austrisë që organizohet në datat 19-22 nëntor si një shpërblim për arritjet e tyre të mëdha. Ata do të marrin pjesë në një konferencë interaktive me mendjet kreative ndërkombëtare, ekspertë të ICT-së, biznesit, opinionistë të njohur.

Fuqia e teknologjisë për të përmirësuar zhvillimin social dhe ekologjik është reflektuar në të gjitha projektet fituese. Këto projekte janë ndarë në 7 kategori të ndryshme me temë: Jetë e shëndetshme, Mësim Inteligjent, Lidhjen e Kulturave, Ruajtjen e Mjedisit, Shtetësi Aktive, Paraja ka rëndësi dhe Jeta e së ardhmes. Nga 130 aplikime vetëm 62 projekte kaluan në raundin final ku u përzgjodhën mes tyre 13 fituesit e EYA 2014.

 Vështrim i përgjithshëm i projekteve fituese të European Youth Award 2014

AniMedes – Edukimi dixhital i pacientëve (Austri) Kategoria fituese – Jetë e shëndetshme

01_AnimedesAniMedes është një aplikacion inovativ shumë gjuhësh që ofron informacion mjekësor të komplikuar pacientëve me ndërhyrje kirurgjikale në forma dixhitale përmes produkteve mobile. Pacientët mund të informohen rreth trajtimeve të ardhshme duke shikuar filma edukativë të shkurtër, të kuptueshëm lehtësisht, me animacione 3D për pacientët përmes një pajisje, iPad, kompjuteri Windows etj. Çdo film përmban informacion rreth shenjave, trajtimit, rreziqeve dhe efekteve anësore apo çfarëdo opsioni të mundshëm. Këto animacione 3D në një gjuhë audio vizuale të pastër përmbajnë një informacion me vlerë, veçanërisht për pacientët analfabetë, njerëz me probleme leximi dhe kuptimi, ose thjesht njerëz që flasin një gjuhë ndryshe nga ajo e doktorit. Pacientët mund të shohin këto filma të shkurtër përpara se të fillojë bashkëbisedimi i tyre me doktorin.

Neuromotus – Një trajtim i dhimbjeve të gjymtyrëve të gjymtuara (Suedi) Kategoria Fituese – Jetë e shëndetshme

02_NeuromotusQëllimi i Neuromotus është për të deduktuar dhimbjet e gjymtyrëve të gjymtuara(PLP), një gjendje e cila prek 70% e të gjymtuarve, duke përmirësuar cilësinë e jetës së këtyre pacientëve. Tradicionalisht, terapi apo mjete që përdorin të njëjtin koncept janë përdorur për të lehtësuar dhimbjen, por efikasiteti i tyre varionte shumë. Ky projekt synon të gjymtuarit ku terapitë ndaj tyre kanë dështuar më parë. Mjedise të ndryshme virtuale, përfshi edhe realitetin virtual, kontrollohen nga dhimbjet e pacientit duke përdorur sinjale muskulare nga shtylla kurrizore. Pacienti mëson të riaktivizojë zonat në trurin e tij që janë në kontroll të gjymtyrës së munguar. Rezultati i parë tregon se ky trajtim funksionon dhe testime klinike po bëhen. Një version për përdorim shtëpiak po testohet. Përfundimisht, Neuromotus ka për qëllim të mundësojë pjesëmarrjen në shoqëri të të gjymtuarve me të drejta të barabarta me ato që nuk kanë të tilla probleme.

Mosaic – mësimi I HTML-së dhe CSS Kategoria Fituese – Mësim Inteligjent

03_mosaikUebsiti mosaic mëson gjuhët e programimit HTML dhe CSS në mënyrë mjaft ndërvepruese dhe të thjeshtë. Përdoruesit mund të eksplorojnë mundësi të dizajnit përmes një testi dhe gabimeve të tyre, duke përmirësuar aftësitë e tyre në fushën e ndërveprimit dhe ueb dizajnit. Më ketë dituri, ata mund të komunikojnë me dizajnët e tyre në një mënyrë profesionale kur kërkojnë punë. Uebsiti ka katër fusha: principet bazike, libraritë, këshillat dhe forumin. Principet bazike u mësojnë rregullat e shkurtra të HTML dhe CSS përmes leksioneve të shkurtra dhe interaktive. Libraria ofron fjalor përmes shembujve vizualë ku përdoruesi mund të eksperimentojë. Në seksionin e këshillave, mund të gjeni informacion të dobishëm rreth ueb dizajnit, ndërsa forumi krijon një platformë për shkëmbimin e ideve mes përdoruesve. Mosaic ofron një mundësi të thjeshtë dhe falas për të gjithë për të mësuar me ritmin e tyre.

SlidesLive Kategoria Fituese – Mësime Inteligjente

04_SlidesLiveSlidesLive është një produkt mësimi me një platformë për krijimin e ndarjen e prezantimeve dixhitale pa qenë nevoja e ekipeve të shtrenjta televizive. Duke iu adresuar krijuesve të përmbajtjeve si folësit, prezantuesit ose mësuesit, SlidesLive jo vetëm që prezanton videon e lektorit, por gjithashtu sinkronizon slidet dhe materialet dixhitale nga çdo pajisje si smartfon, kamera, apo DSLR. Për shikuesit, të ndjekurit e një leksioni online nuk do të jetë më njësoj. Zëri, video-ja, dhe slidet sinkronizohen në një prezantim të bukur online duke ofruar një eksperiencë të gjithanshme. Më shumë se 2 mijë leksione për një teme të caktuar janë të disponueshme. SlidesLive është vendi i duhur për të gjithë uriturit për dituri.

BuddyMe – Bëj atë që dëshiron (Austri) Kategoria Fituese – Lidhja e Kulturave

05_BuddymeBuddyMe është një aplikacion uebi që lidh njerëzit që jetojnë brenda një qyteti, por që nuk njohin njëri – tjetrin, ndërkohë që ndajnë të njëjtat interesa. Kundërveprimi ndaj vetmisë urbane dhe kërcënimeve kibernetike, aplikacioni krijon mundësinë e kontakteve dhe marrëdhënieve reale. BuddyMe është i bazuar në lokacionin: kur një interes ose një aktivitet postohet dhe të tjerët mund ta shohin sa larg tyre gjendet. Për tu bashkuar këtij rrjeti ju duhet të lidheni përmes një mesazhi të shkurtër me numrin e telefonit. Të gjitha komunikimet e mëtejshme do të bëhen përmes mesazheve ose thirrjeve telefonike. BuddyMe është i sigurtë, kërkon vetëm të dhënat identifikuese dhe fshin të gjitha postimet brenda 7 ditësh. Në vend të qëndrimit për kohë të gjatë përpara ekraneve duke chatuar, shikuar imazhe ose duke u përpjekur të njihni miq të rinj, BuddyMe krijon kontakte reale duke zbuluar aktivitete të reja dhe shpenzuar kohë të mirë së bashku me miq.

Dreamy (Francë) Kategoria Fituese – Lidhja e Kulturave

06_DreamyDreamy është një lojë tableti me një univers super heronjsh për fëmijët e moshave 7 deri në 11 vjeç për të kënaqur një qëndrim monoton vetmitar të tyre në spital. Kjo aventurë konsiston në një eksplorim të korridoreve të spitalit duke përdorur një hartë interaktive 3D për bërë të mundur për fëmijët të “largohen” nga dhoma e tyre për të takuar fëmijët e tjerë atje jashtë. Falë një lodre e quajtur “totem” që njihet nga tableti, super heroi i ri e zgjidh këtë mini lojë i vetëm ose në bashkërendim me fëmijët e tjerë, duke sjellë dritën në këndet e errëta të spitalit në një mënyrë argëtuese. Katër super fuqi, forcë, shkathtësi, transformim dhe inteligjencë, këto janë të domosdoshme për të përfunduar këtë “mision”. Komunikim më të tjerët përmes Dreamy u jep siguri fëmijëve duke ndriçuar qëndrimin e tyre në spital.

FoodLoop – Kurseni të gjithën (Gjermani) Kategoria Fituese – Kujdesi ndaj Mjedisit

07_foodloop_neuFoodLoop ofron aplikacionin e parë të konsumit e lidhur me shitësit dhe sistemin të planifikimit të burimeve në një sipërmarrje (ERP), duke reduktuar shpërdorimin e ushqimit të produkteve që prishen dhe që janë afër datës së tyre të skadencës. Afro 1.3 miliardë ton ushqim shpërdorohet çdo vit në të gjithë botën. Duke pasur parasysh politikën e “freskisë” së ushqimit, distributorët deponojnë produkte të freskëta shumë kohë përpara datës së tyre të skadencës. Duke përdorur platformën e saj B2B2C për të informuar konsumatorët në kohë reale në telefonët e tyre rreth një produkti në shitje, FoodLoop redukton shpërdorimin e ushqimit, rrit të ardhurat për dyqanet ushqimore dhe dyqanet e kosto të ulët për konsumatorët dhe mbi të gjitha, mbron mjedisi duke promovuar një industri më të qëndrueshme të shitësve me pakicë. FoodLoop tenton të krijojë sjellje pozitive dhe dobi prurëse si dhe shton vlerën sociale duke dhuruar një pjesë të të ardhurave të saj tek organizatat bamirëse.

TrashOut.me – monitorim i problemeve sociale përmes dukurisë së mbeturinave ilegale (Sllovaki) Kategoria Fituese – Kujdes ndaj Mjedisit

08_TrashOutTrashOut.me është një aplikacion për monitorimin e mbeturinave ilegale në të gjithë botën, përfshi landifllët dhe shpërdorimin ilegal, duke vënë në dukje problemet ku në themel qëndrojnë interesa vetjake financiare, korrupsioni dhe paligjshmëria. TrashOut.me i trajton mbeturinat e paligjshme si një metaforë për mungesën e përgjegjshmërisë sociale që i bën zgjidhjet të paefektshme ndaj problemit. Duke u drejtuar njerëzve miqësor ndaj mjedisit, njerëzve që merren me sport, zotërinjve që kanë smartfonë dhe individë të ndërgjegjshëm ndaj dëmit të ndotjes, TrashOut.me gjithashtu koperon me kompani elektronike riciklimi, koleksionues dhe instancat shtetërore përgjegjëse për mjedisin dhe të tjera ku shërbimet e saj promovohen. TrashOut.me ka për qëllim të dërgojë aplikacionin në duart e më shumë se 1 milion Evropianëve, duke i kthyer qytetarët në ambasador të ndarjes së diturisë dhe duke shtyrë komunitetet lokale të riciklojnë.

GovFaces (Zvicër) Kategoria Fituese – Shtetësi Aktive

09_GovFacesGovFaces është një rrjet social që ndërlidh njerëzit me politikanët në çështje tejet të rëndësishme. Teksa rrjetet sociale përdoren gjerësisht nga politikanët, vetëm 7% aktualisht ndërvepron me ndjekësit. Politikanët “old style” e përdorin median sociale për të transmetuar jo komunikuar. Përmes GovFaces, ndërveprimi është çelësi: qytetarët, organizatat, gazetarët, dhe të tjerë postojnë pyetje ose ide direkt në profilet e politikanëve. Një politikan mund ti përgjigjet përmes një mesazhi me tekst ose video, duke treguar fytyrën e tyre pas ekranit. GovFaces u lançua në Komisionin dhe Parlamentin Evropian në mars të këtij viti. Më shumë se 50% e parlamentarëve Evropianë tashmë përdorin GovFacs për të ndërvepruar me qytetarët e 15 shteteve. Nga fundi i vitit 2014, një platformë e rimodeluar do të bëjë të mundur që politikanët e çdo shteti dhe çdo niveli ti bashkohen këtij rrjeti.

The Slum Challenge (Danimarkë) Kategoria Fituese – Shtetësi Aktive

10_TheSlumChallengeThe Slum Challenge(TSC) është një projekt dokumentar rreth jetës në zonat e varfra, e cila është shtëpia e më shumë se 1 miliard njerëzve në të gjithë botën. Në mega qytetin Manila, 1/3 e të gjithë njerëzve jetojnë në zona të varfra tejet të populluara. Qëllimi i TSC është një pikëpamje jetese e disponueshme për të gjithë në sytë e një djaloshi Filipinas. Dokumentari shpaloset në 44 sekuenca unike të ndërlidhura. Duke përdorur gamifikimin, shikuesi vendos çfarë do të ndodhë më pas, pas përzgjedhjes së opsioneve të vendosura në fund të çdo sekuence. Përgjatë shikimit, ikona do të shfaqen, duke u dhënë shikuesve më shumë të dhëna në dilemat dhe zgjedhjet e jetës në varfëri. TSC fjalë për fjalë sjell varfërinë në sytë e të gjithëve, por objektivi kryesor janë moshat 13 – 18 vjeç për ti bërë ata të mendojnë rreth pasojave që shoqërojnë të rinjtë dhe moshatarët e tyre në varfëri.

Aha Design – Krijimi i mundësive për punë kërkuesit e rinj (Britania) Kategoria Fituese – Paraja ka rëndësi

11_AhaDesignAha Design lufton papunësinë mes moshave të reja duke ndërlidhur të rinj të talentuar të papunë me biznese përmes një platforme fitimi të pavarur. Teksa papunësia e moshave të reja në Britani kap shifrën e 20 % dhe pa efektshmëria e zgjidhjeve të ofruara ka bërë që Aha Design të ofrojë të ardhura për të rinjtë, në vend të një trajnimi ose eksperience pune. Duke bashkëpunuar me organizata bamirësie, projektet kanë si objektiv të rinjtë e papunë të të gjitha profileve sepse: modeli i saj unik i të bërit biznes përqendrohet në nevojat reale të klientëve të biznesit dhe drejton të rinjtë e talentuar drejt mundësive brenda këtij kuadri. Një projekt pilot angazhoi jetimët, të pastrehët dhe emigrantët e kohëve të fundit ku të gjithë u mbështetën me sukses. Aha Design sillej si një agjenci dixhitale duke punuar me klientët në një mënyrë që ata të jenë të gatshëm të pranojnë dhe menaxhojnë këta punëkërkues të pavarur duke u ofruar trajnim, ueb dizajn dhe zhvillim të shërbimeve.

eSolidar – Blej, Shes dhe Ndihmoj (Portugali) Kategoria Fituese – Paraja ka rëndësi

12_eSolidareSolidar praktikon e-commerce e cila mundësohet nga fondet për organizatat jo fitimprurëse duke ndërtuar një listë për po këto organizata, për ti lidhur ato me shitësit, vullnetarët, brendet, donatorët, fondacionet dhe filantropistët. ¾ kohës së organizatave jo fitimprurëse shpenzohet në mbledhjen e fondeve jo në shërbimin e tyre ndaj misionit. eSolidar rrit vetëdijen dhe qëndrueshmërinë e organizatave jo fitimprurëse përmes mjeteve sociale me impakt të gjerë. Duke përdorur një model fitim prurës e reflektuar në të ardhura, një komision aplikohet ndaj çdo transaksioni. Çdokush fiton kur një blerje bëhet: Ai që sjell përdoruesin tek platforma ose drejton blerjen, si dhe shitësi dhe organizata. eSolidar demonstron sesi kompanitë duke adoptuar një model social dhe solidarizues mund të bëjnë një inovacion në modelin e biznesit duke menduar në formën e “we-commerce” dhe jo “me-commerce”.

CityBugs (Armenia) Kategoria Fituese – Jeta e së ardhmes

13_CityBugsCityBugs është një platformë sociale e cila ofron zgjidhje për probleme kritike që ndikojnë mbi mjedisin, shëndetin, edukimin, shërbimet publike dhe më tepër. Duke përdorur një qasje pjesëmarrëse me moton – “Le ta bëjmë qytetin tonë një vend më të mirë për të jetuar” qytetarët raportojnë një “gabim” në komunitetin e tyre tek autoritetet komunale, teksa në të njëjtën kohë kërkohen zgjidhjet e problemit. Qytetarët e angazhuar mund të aksesojnë CityBugs duke përdorur platformën në ueb ose një aplikacion mobil, duke raportuar çdo çështje të rëndësishme e cila mund të jetë largimi i mbeturinave, probleme të shërbimit shëndetësor, mungesa e vendkalimeve të këmbësoreve ose e ndriçimit, ose probleme të infrastrukturës. Duke përdorur grupet e veprimit komunitar, CityBugs aktivizon të rinjtë për të kapërcyer apatinë, për të mësuar vullnetarizmin, duke hapur drejtime të karrierës dhe zbuluar vlerat e veprimit për të mirën e përgjithshme, teksa përmirësohen shërbimet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>