Lajmet

Europol arreston 118 individë të inkriminuar në vjedhje të kartave bankare

Nov 30 2014
0 Shpërndarje
Europol arreston 118 individë të inkriminuar në vjedhje të kartave bankare

15706318709_298b2f4401_o-620x372Policia ka arrestuar 118 individë në 84 aeroporte të botës si pjesë e një investigimi në shkallë globale ndaj biletave të paguara përmes kartave bankare të vjedhura. Troels Oertling, drejtor i Qendrës Europiane për Krimet Kompjuterike në Europol, tha për the Guardian se pjesa më e madhe e të arrestuarve ishin të përfshirë në forma të tjera kriminale si vjedhje, trafikim, drogë dhe emigracion ilegal.

Operacioni, i koordinuar në bashkëpunim me EC3, bashkoi përpjekjeet e 49 agjensive ligjore në gjithë botën së bashku me banka të shumta si dhe 64 kompani të transportit ajror. Si rezultat, nga ky bashkëpunim u ndanë informacione të shumta lidhur me mashtrimet mbi transaksionet bankare. Zyra e Interpol-it në Singapor dhe ajo Ameripol në Bogota (Kolumbi) ishin përgjegjëse për operacionet jashtë kontinentit Europian.

Forca të shumta policie po prisnin në 84 aeroporte ata që kishin përdorur karta krediti të vjedhura për të blerë bileta të transportit ajror ku nga raportimet e Europol mendohet të kenë qenë 281 transaksione të dyshimta.

Oertling tha në një qëndrim për median: “Ne kemi provuar edhe njëherë që bashkëpunimi përtej kufijve mes agjensive ligjore dhe palëve private në luftimin e krimit kompjuterik ka rezultuar një sukses i vërtetë”. Oertling nuk dha një shifër të mashtrimit financiar, por tha për the Guardian se rastet me profilet më të larta të rrezikshmërisë janë shënjestruar në këtë operacion.

Kriminelët shpeshherë kanë provuar sesa e thjeshtë është të vjedhin kredencialet e kartave të ndryshme bankare. Uebisitet e tilla si rescator.cc, kaddafi.hk, Octavian.su dhe cheapdumps.org mbushen çdo ditë me të dhënat e kartave bankare të vjedhura kryesisht nga hakerat.

Rescator “strehoi” një numër të lartë të dhënash të vjedhura nga gjigandi amerikan Target këtë vit. Rescator shet karta bankare të vjedhura nga bankat e një profili të lartë si HSBC, RBS dhe Nationwide.

Mark James, specialist sigurie pranë ESET, tha se këta kriminelë janë mjaft mirë të organizuar saqë të dhënat e vjedhura i përdorin shumë shpejt. “Këto hajdutë zakonisht testojnë kartat duke bërë blerje të vogla online ose donacione në organizata bamirësie për të parë nëse transaksioni kryhet me sukses.” tha ai. “Nëse kjo rezulton me sukses, ata bëjnë blerje maksimale derisa karta bankare të bllokohet nga instituti financiar”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>