Lajmet

Europol: Ransomware dominuan krimin kibernetik në 2017-ën

Sep 27 2017
0 Shpërndarje
Europol koordinoi një sërë aksionesh policore ndaj kriminelëve kibernetikë vitin e kaluar. Europol: Ransomware dominuan krimin kibernetik në 2017-ën

Sulmet me ransomware eklipsuan thuajse çdo formë tjetër krimi kibernetikë në 2017-ën tha Agjencia Evropiane e Policisë Europol ditën e Mërkure duke marrë shembull rastin e WannaCry ku u prekën miliona kompjuterë në mbarë botën.

Europol koordinoi një sërë aksionesh policore ndaj kriminelëve kibernetikë vitin e kaluar.

Por autoritetet e vendeve të ndryshme u paralajmëruan nga agjencia se duhet të vënë në dispozicion më shumë burime në kërkim të atyre që fshihen pas sulmeve.

“Viti i kaluar ka qenë i pashembullt sa i takon madhësisë dhe rangut të sulmeve kibernetike,” tha shefi i Europol Rob Wainwright.

“Sofistikimi i mëtejshëm i teknikave të komunitetit të krimit kibernetikë,” është një prej kërcënimeve kryesore që i kanoset botës online.

Ransomware-ët kanë lënë pas çdo lloj krimi tjetër kibernetikë në të dyja industritë, private dhe publike citonte raporti i Europol.

Raporti 80 faqesh gjithashtu jepte informacion rreth thyerjeve të sigurisë, tregjeve të zeza dhe pornografisë së fëmijë online.

Wainwright tha se Europol është duke vënë në funksion një njësi speciale e cila do të luftojë operacionet në tregun e zi ku shiten jo vetëm drogëra, armë por edhe informacione të kartave të vjedhura të kreditit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>