Lajmet

Europol: Të Hënen pritet përshkallëzim i sulmeve kibernetike

May 14 2017
0 Shpërndarje
Virusi mori nën kontroll skedarët dhe të dhënat e përdoruesve duke u kërkuar atyre para në këmbim të tyre. Rusia dhe Britani ishte vendet më të goditura. Europol: Të Hënen pritet përshkallëzim i sulmeve kibernetike Photo Source: Reuters

Sulmi kibernetik i së Premtes ka prekur mbi 200,000 viktima në 150 shtete raportoi shefi i Europol Rob Wainwright. Ai tha se ky sulm ishte i paprecedent dhe paralajmëroi se më shumë njerëz mund të preken të Hënen.

Virusi mori nën kontroll skedarët dhe të dhënat e përdoruesve duke u kërkuar atyre para në këmbim të tyre. Rusia dhe Britani ishte vendet më të goditura.

Ekspertët thanë se një tjetër sulm është plotësisht i mundur duke paralajmëruar njerëzit që të analizojnë sigurinë e kompjuterave të tyre.

Edhe pse një rregullim i përkohshëm ngadalësoi ritmin e infektimeve me këtë virus, sulmuesit tashmë kanë publikuar një version të ri të ransomware. Ekspertët janë të shqetësuar për rikthimin në punë të njerëzve të Hënen.

Shefi i Europol tha se ishte duke punuar së afërmi me FBI-në për të gjetur përgjegjësit. Virusi përdorte një dobësi në Microsoft Windows përdorur më parë nga NSA-ja.

Për çdo kompjuter t infektuar duhej të paguheshin 300 dollar në Bitcoin në mënyrë që të dhënat të zhbllokoheshin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>