Lajmet

Europol: Teknologjia fshihet pas çdo aktiviteti kriminal serioz

Mar 10 2017
0 Shpërndarje
Teknologjia është në themel të çdo akti serioz kriminal u shpreh ditën e sotme Europol. Europol: Teknologjia fshihet pas çdo aktiviteti kriminal serioz

Mashtrimet me dokumente, pastrim parash, tregti online me produkte ilegale janë disa prej akteve krimnale më të zakonshme online tha agjencia. Sa më i lartë të jetë përdorimi i teknologjisë, aq më e madhe sfida për policinë.

Europol aktualisht po ndjek mbi 5,000 grupe të organizuara kriminale ndërkombëtare. Ky studim i krimit të organizuar zbuloi se grupe të ndryshme gjenerojnë fitim po aq sa edhe korportatat shumëkombëshe.

E përbashkëta e tyre ishte afeksioni ndaj teknologjisë. Shumë grupe përdorin fushata kibernetike si ransomware, për të gjeneruar para. Për më tepër Europol tha se shumica e bandave po kthejnë vëmendjen drejt teknologjisë e cila mund ti ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit të tyre kriminal.

Konkretisht dronët po përdoren për të transporuar drogë dhe shumë vjedhës gjurmojnë rrjetet sociale për të mësuar kur personat largohen nga shtëpia. /PCWorld Albanian

Tags >

Europol
Lajmet e fundit>