Vëzhgim

Eurot e Holandës “pajisen” me QR Code

Jun 19 2011
0 Shpërndarje
Eurot e Holandës “pajisen” me QR Code

Sipas të gjitha gjasave këto që po shihni në fotografi janë të parat e këtij lloji, pra të holla të pajisura me QR Code, të cilat pas 22 qershorit do të jenë befasia e tregut Holandez.

Të hollat do të fillojnë të paraqiten në treg në ngjyrë argjendi me vlerë prej 5 euro dhe me ngjyrë ari me vlerë prej 10 euro. Tani për tani kodi nëse fotografohet me aplikacionin përkatës ju ridrejton tek www.q5g.nl, që ju ridrejton tek faqja e Ministrisë Holandeze të Financave. 

Deri tani nuk ka ndonjë shpjegim se për çka bëhet fjalë – ndoshta për ndonjë garë apo për ndonjë nddërlidjhe historike, megjithatë Popsci.com sugjeron se nisur prej faktit që SHBA prodhon të holla të teknologjisë së lartë, shtetet tjera të kenë ambicie të ngjashme në mënyrë që të arrijnë të shpalosin një valutë që është e ndërlidhur me një link në internet. 

Gjasat që të zëvendësohet euro holandeze janë të vogla megjithatë numri i këtyre valutave siç duket do të prodhohet vetëm në numër të kufizuar për të festuar 100 vjetorin e valutës shtetërore në Utrecht. 

QR Code’t nuk janë të panjohura për rajonin tonë sepse kemi edhe kompani përfaqësuese të tyre, por deri tani asnjëherë nuk kemi arritur të vërejmë ndonjë zbatim të tyre praktik në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni…

Lajmet e fundit>