Lajmet

Evasi0n lançon mjetin “jailbreak” për iOS 7

Dec 23 2013
0 Shpërndarje
Evasi0n lançon mjetin “jailbreak” për iOS 7

Grupi Evasi0n ka mundësuar një dhuratë të veçantë Krishtlindjesh për të gjithë ata përdorues të pajisjeve iOS që dëshirojnë të përshtasin smartfonët dhe tabletët e tyre përtej funksionaliteteve që ofrohen zyrtarisht nga Apple.

Bëhet fjalë për lançimin e parë zyrtar të mjetit “jailbreak” për iOS 7 të quajtur Evasi0n7, i cili funksionon për të gjitha modelet e iPhone-ëve, iPad-ëve, iPad Mini dhe iPod Touch që përdorin sistemin iOS 7 ku përfshihen versionet nga iOS 7.0 deri tek iOS 7.0.4.

Kjo do të thotë se jailbreak është i përshtatshëm edhe për familjen e pajisjeve iOS të prezantuara në vitin 2013, përfshirë këtu iPad Air, iPad mini Retina, iPhone 5S dhe iPhone 5C.

Evasi0n jailbreak funksionon nëpërmjet një softueri që mund të shkarkohet nga uebfaqja e grupit që e ka krijuar.

Programi funksionon në Mac dhe Windows si dhe ofrohet i shoqëruar me disa instruksione të thjeshta. Përdoruesit e interesuar duhet të dinë se pavarësisht se mjeti jailbreak është i disponueshëm, dyqani jozyrtar i Cydia-s mund të mos funksionojë si duhet, të paktën momentalisht pasi zhvilluesi kryesor i saj Jay “Saurik” Freeman nuk ka qenë në dijeni të këtij lançimi.

Ai është shprehur në Twitter se jo gjithçka mund të funksionojë që në fillim ashtu si pritet. (PCWorld Albanian)

evasi0n-7-ios-7-untethered-jailbreak-ipad-air-ipad-mini-iphone-5s-5c-1

Lajmet e fundit>