Analiza

Eventi i famshëm i produkteve elektronike CES ka arritur rekordin e 170,000 pjesëmarrësve

Jan 11 2015
0 Shpërndarje
Eventi i famshëm i produkteve elektronike CES ka arritur rekordin e 170,000 pjesëmarrësve

samsung-suhd-780x496Konferenca ndërkombëtare e CES 2015 u mbyll dhe morën pjesë më shumë se 170,000 pjesëmarrës duke e bërë një ndër eventet më të ndjekura në histori. Organizata e industrisë së produkteve elektronike (CEA), tha se numri i pjesëmarrësve u rrit nga 160.000 që ishin vitin e shkuar në 170.000, ku 45,000 vinin nga jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shfaqja numëroi më shumë se 3600 kompani që ekspozuan produktet e tyre në 205,000 m2. Pavarësisht këtyre shifrave të larta, CEA tha se vazhdimisht ka përmirësuar organizimin me qëllim që të ruajë cilësinë e pjesëmarrësve në nivele të larta.

Disa nga kategoritë më të njohura që u shfaqën janë automobilat të pajisur me tepër më njësi elektronike, produkte të kujdesit shëndetësor të personalizuar, automobila pa drejtues, pajisje elektroshtëpiake me akses në internet, printerë 3D dhe më shumë.

Konferenca CES është rritur vazhdimisht me përjashtim të periudhës nga 2008 ku kishte 141,150 pjesëmarrës dhe ra në 130,000 në 2009. Që nga 2009 numri i pjesëmarrësve dhe të pasionuarve pas teknologjisë dhe produkteve elektronike është rritur. Pjesë e ekspozuesve ishin edhe 375 startupe nga 220 vitin e shkuar.

Zyrtarët shtetëror gjithashtu morën pjesë ku u përfaqsuan nga pesë antëar të Komisionit Federal të Komunikimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të tjerë ishin edhe katër anëtar të Komisionit Federal Tregtar amerikan përfshi edhe kryetarin e këtij institucioni. Vitin e ardhshëm, CES do të mbahet në datat 6-9 janar 2016. (PCWorld Albanian)

Tags >

Event
Lajmet e fundit>