Lajmet

Evernote goditet nga një sulm DDOS

Jun 12 2014
0 Shpërndarje
Evernote goditet nga një sulm DDOS

evernotetips_primary-100032339-galleryEvernote po riniste aktivitetin e saj herët ditën e mërkure pas një sulmi DDOS që ju bë shërbimit. Kompania tha se shërbimet e saj të arkivimit të dokumenteve online kanë qenë të pa disponueshme për përdoruesit dhe ata akoma mund të hasin ndonjë problem në aksesimin e llogarisë së tyre.

“Ne po punojmë vazhdimisht për neutralizimin e sulmit DDOS” thotë një cicërimë e kompanisë në Twitter. Sulmet DDOS bombardojnë një server me trafik të dhënash, gjë kjo e cila mund të ngadalësojë atë së tepërmi madje dhe ta nxjerrë offline.

Lançuar në vitin 2008, Evernote ka arritur të ketë 100 milion përdorues, një objektiv ky që kompania e njoftoi muajin e shkuar. Incidenti ishte sulmi i parë i suksesshëm DDOS ndaj kompanisë në vite. “Ne po vazhdojmë të punojmë për të neutralizuar sulmin dhe shërbimi është i disponueshëm që nga ora 6:15 pm me orën e pacifikut” tha zëdhënsja e Evernote Ronda Scott në një e-mail.

“Ne presim që të ketë shkëputje të shkurtra në orët në vazhdim, por tashmë Evernotë është i aksesueshëm”. Indentiteti i hakerave është i panjohur, tha Scott, duke shtuar se përpjekjet e sulmit të tyre po vazhdojnë, por efektet janë zvogëluar ndjeshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

Evernote
Lajmet e fundit>