Lajmet

Evernote mjete të reja të shpërndarjes së përmbajtjeve në Android

Mar 29 2017
0 Shpërndarje
Me versionin e ri të aplikacionit, Evernote solli mjetin e ridizajnuar të shpërndarjes brenda aplikacionit. Evernote mjete të reja të shpërndarjes së përmbajtjeve në Android Photo Source: Evernote

Aftësitë e shpërndarëse të përmbajtjeve në Android ka qenë gjithnjë të rangut të lartë, por Evernote kërkon që kjo shpërndarje të jetë e një niveli tjetër.

Me versionin e ri të aplikacionit, Evernote solli mjetin e ridizajnuar të shpërndarjes brenda aplikacionit. Përdoruesit do të kenë mundësi të dërgojnë shënime tek miqtë e tyre pothuaje përmes çdo aplikacioni komunikimi pa u larguar nga Evernote.

E gjitha kjo është ekskluzive vetëm në Android aktualisht ndërsa platformat e tjera do të pajisen në muajt në vijim. Tani e tutje për të shpërndarë një përmbatje mjafton të klikoni butonin Share në skajin e djathtë lart dhe të përzgjidhni opsionin Share another way.

Aty do tu shfaqen disa opsione aplikacionesh me të cilat mund ta dërgoni lidhjen e përmbajtjet. Risi e këtij versioni është një seksion i ri Shared në Evernote.

Përdoruesit do të gjejnë të listuara të gjitha shënimet dhe blloqet që kanë shpërndarë me mjetet përkatëse të filtrimit dhe rënditjes së tyre.

Ndryshimi është i gjithi në anën e Evernote, prandaj nuk keni pse të shqetësohen për një përditësim i cili nuk po vjen nga Play Store. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>